Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian,
Stefan Fule, ka thënë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar
perspektivën e gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. “Serbia dhe Kosova kanë
arritur marrëveshje historike”, citon Rel të ketë thënë Fule, duke hapur
konferencën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e cila ka nisur në
kryeqytetin irlandez.
Ai ka theksuar se procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.
Fule po ashtu ka thënë se vendet e rajonit tani duhet të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe në kapërcimin e krizës ekonomike, porse “nuk duhet të neglizhojnë as procesin e pajtimit dhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

No comments:
Post a Comment