Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, ka reaguar
në lidhje me arrestimin e Sami Lushtakut dhe katër personave të tjerë nga
EULEX-i. Në një artikull të shkuar për portalin express, Buzhala ka
paralajmëruar se nëse kryeministri Thaçi nuk merr masa në lidhje me këto
arrestime, atëherë atij dhe PDK-së po i vjen fundi. Me poshtë mund ta lexoni
komplet regamin e deputetit Buzhala.
Për
arrestimet e fundit
Per burgjet ne Drenice, per bunaret ne Drenice
ku jane persekutuar te burgosuri, perpara se te flasin prokuroret e Eulexit
kane folur, si me poshte: Glauk Konjufca, ne fillimin e legjislatures aktuale;
Florim Krasniqi, ne nje debat ne Klan Kosova dhe Dardan Molliqaj ne nje debat
ne Rubikon, KTV.
Jane pjesetaret e Vetevendosjes qe publikisht
i kane turrur hetuesit nderkombetar qe te hulumtojne krimet e kryera nga UCK ne
rajonin e Drenices. A do te jane Konjufca, Krasniqi dhe Molliqaj deshmitar ne
rastin kunder Lushtakut, Selimit e te tjereve?
Ndalimi ne polici per 24 ore i Sami Lushtakut
dhe sic po shihet nje fat i tille se shpejti do ta pres edhe Sylejman Selimin,
jo qe eshte i motivuar politikisht, por eshte i motivuar edhe partiakisht prej
anes se Eulex’it. Nuk do ta kisha marr mundin ta shkruaja asnje rresht ne FB
sikur Samiu, Syla, e te tjeret, do te ndaleshin neper burgje dhe stacione
policore per, ta zeme, ndonje afere biznesore. Mirepo te arrestohesh per “krime
lufte” 15 vjet pas luftesh, dhe hiq me pak se Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe
Komandanti i Zones se Drenices, kjo eshte me ia fut gishtin ne sy nje populli
te tere, nje lufte te tere, e sidomos Partise Demokratike te Kosoves, e me
konkretisht Kryetarit te Partise Demokratike te Kosoves, z. Hashim Thaci. Sot
eshte goditur pjesa me emblematike e luftes clirimtare, Samiu e Sulltani, edhe
ate per akuza absolutisht qesharake – te pakten sipas informatave te
deritashme. Kryeministri Hashim Thaci nese e toleron nje neperkembje te tille,
atehere me keqardhje duhet ta konstatoj se karrieres se tij politike po i vjen
fundi, sic po i vjen fundi edhe Partise Demokratike te Kosoves. Me duhet ta
pranoj publikisht se lufta e fundit clirimtare kohe pas kohe ishte perbaltur
prej individeve te papergjegjshem qe ne menyre te papergjegjshme i kane keqperdorur
uniformat, emrat ose mbiemrat. Mirepo cila lufte ne bote – qofte ajo edhe me e
shenjta – nuk i ka pjeset e erreta? A duhet qe per episode te tilla te
arrestohet nje shtab i tere? Kryeministri Hashim Thaci e ka mundesine e tij te
fundit qe duke e mbrojtur Sylen e Samiun ta mbroje luften e fundit… Arrestimi i
tyre eshte sulm direkt ndaj tij dhe ndaj krejt cka ai perfaqeson.
Marrë
nga “Presheva Jonë”
No comments:
Post a Comment