Haki MORINA
Nga qëndrimi i tyre ekstremist (i serbëve) si popull e si shtet, se Kosova është e tyre dhe s’ka mundësi të lejohet të dalë jasht territorit serb, kjo që ka ndodhur, pra marrëveshja 15 pikëshe, është vërtetë, humbje e iluzionit. Të pazgjuar akoma nga ëndërrat e bukura historike, ata janë ballafaqur, për pak vjet, hap pas hapi me realitetin e kundërt. Nga ana tjetër, qëndrimi ekstremist i shqiptarëve se lirinë duhet ta fitojnë pa mund e pa sakrifica (bisedimet jane pjesë e procesit të mundimshëm ku sakrifica del pjesë përbërëse e saj), kërkojnë sa qel e mbyll sytë të realizohet e drejta e tyre e natyrshme! Prandaj, këto dy mentalitete në procesin e integrimeve në EU paraqiten si një karikaturë e trishtë.
Jo vetëm serbët por edhe bota ka qenë një kohë të gjatë e bindur se Kosova është teritor serb dhe i takon atyre. Kjo histori është e vonë dhe nuk është vështirë të mbahet mend. Aq shpejt ndodhën ngjarjet sa, akoma gjysma e shqiptarëve nuk janë bindur që janë jasht Serbisë se lere më serbët.
Në këto situata, qeveritarët tanë nuk e kanë lehtë ta dinë mënyrën si të bisedojnë me artistat e huaj diplomatë dhe si t’i parashtrojnë, legjitimojnë kërkesat e popullit pa emocione dhe me fakte, të cilat janë të panumërta. Kjo padijeni, e justifikueshme për një popull i cili as vet nuk e besonte se me këtë shpejtësi do të gjendej jasht kthetrave të robërisë, sigurisht që në momente të caktuara edhe bjen viktimë e injorancës së vet!
Shtrohet pyetja se, çfarë u flasin diplomatëve te huaj politikanet tanë?
Pak a shume mund ta marrim me mend se cka ju flasin e si ju flasin!
Sigurisht që kjo ka të bëj edhe me tonin e zërit, edhe me insistimin në të drejtën kombëtare e historike dhe në fakte tjera që s’i lun topi,por duke patur parasysh se të huajt vendimmarrës i njohin këto fakte historike në mënyrë joemocionale dhe jasht patriotizmit tonë ata gjenden në pozita më realiste të politikbërjes të cilën ne duhet ta kemi parasysh gjate gjithë bashkepunimit me ta.
Fleksibiliteti nuk është një fenomen në vetvete. Ai është produktiv kur përdoret në kohë e në situatë të përshtatshme dhe sherben më shumë për krijimin e imazhit te aftësisë sonë për të bërë politikë, sepse të huajt, evropianët e amerikanët, i dinë të gjitha... Thjeshtë ata ofrojnë zgjedhjet e veta në stilin "ndaq nënshkruaje në daç lëre..."
Në bisedimet aktuale s’ka shumë rëndësi, sa je i aftë te paraqesësh fakte, sepse të gjitha palët biseduese i dinë mirë, por se si hyn në bisedime dhe deri ku është vija që mund të terhiqesh në mënyrë që edhe të ecet përpara ....
Regjisorë janë ndërmjetësuesit dhe fundi është sipas projektit të tyre për zgjidhjen e problemit .
Kërkesat që i parashtrojnë serbët cdo herë janë absurde në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e njohur të vetvendosjes së kombeve. Evropianët e dinë mirë këtë! Por ata e dinë edhe se përballë njëra - tjetrës janë dy palë me potenciale ekonomike e politike krejtësisht të pabarabarta...
Patriotët tanë opozitarë në këtë rast bëjnë politiken e tyre duke akuzuar pozitën për politikë të leshimit në raport me kërkesat e hegjermonizmit serb. Normal, ata duhet vepruar kështu për t’i shërbyer krejt këtij procesi, por kjo nuk do të thotë se ata në parim, në kritikat direkte kanë të drejtë sepse akuzat se Kosova po shkon drejt ritkhimit të pushtimit serb, nuk mbështeten me asnjë argument. Normalisht se lufta për liri është preteksti më i madh që mund t’i japësh të mëdhenjve "të paanshëm" për të të përkrahur... Prandaj ka thënë, Eliot Engel, që Rugova ka shkuar vetëm deri te kundërshtimi verbal i Jugosllavisë, por jo edhe deri tek kundërshtimi kulminant që nënkupton luftën e armatosur çlirimtare... e cila i dha hapësirë ose e bëri të pashmangshëm intervenimin e NATO-s. Por të krahasohet ajo situatë me të tashmen, duke e vënë Thaçin në rrolin e Rugovës, nuk është gjë tjetër, veçse manipulim me dy gjendje të ndryshme e të përdorësh këtë për të mjegulluar edhe më tutje, trurin e pazhvilluar politik të një populli, ende në mnelat e lirisë!
Raporti i forcave midis dy palëve që negociojnë është determinant në tendencat diplomatike të regjisorëve ndërkombëtar të procesit të normaizimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve e serbëve.
Evropianëve si duket, nuk do tu digjet truri në një proces shkallë – shkallë, i cili kërkon durim që për shqiptarët është vështirë i realizueshëm. Koha e sotme, fatkeqsisht karakterizohet me parimin e realizimit të drejtësisë në bazë të raportit të forcave e jo në bazë të parimit të barazisë e të drejtës elementare për liri!

No comments:
Post a Comment