Monday, May 13, 2013

Autobusë nga Maqedonia në mitingun e PD-së?






Drejt Tiranës nga të gjitha anët e Republikës po vijnë autobusë me militantë dhe njerëz të administratës për të marrë pjesë në mitingun e PD-së, i cili zhvillohet në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza” në Kryeqytet”. Nga të gjitha rrethet e vendir janë llogaritur nga 20 autobusë, të cilët kanë lënë vende të ndryshme takimi. Ndërkaq, siç mësohet nga burime të “Lajmëtarit” drejt Tiranës po vijnë 5 autobusë nga Maqedonia, të cilët pritet të ndalojnë pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Këto mjete, zyrtarisht janë të mbushur me turistë-nxënës dhe mësues nga shkollat e disa zonave të Maqedonisë Perëndimore, pra ku jetojnë e banojnë shqiptarët. Autobusët kanë kaluar doganën e “Qafë Thanës” rreth mesditës. Prej kohësh ka pasur aludime se do të përdoren për fushatë edhe shqiptarët e trevave, gjë që është përfolur edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar. Por deri tani ende nuk ka pasur asnjë fakt konkret.

No comments:

Post a Comment