MELIHATE TËRMKOLLI NËNKRYETARE E HARADINAJT
Ish-Kryetarja
e Forumit të Gruas së LDK'së, Melihate Tërmkolli është ngjitur në hierarkinë më
të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ajo është emëruar Nënkryetare e Ramush Haradinajt, i cili ka marrë
edhe një mandat ta udhëheq AAK'në.
Tërmkolli ishte larguar nga LDK'ja dhe kishte kaluar në AAK, pasi
nuk ishte e kënaqur me politikat e partisë së dytë në Kosovës. Por, ajo deri më
tani nuk ka pasur ndonjë pozitë kaq të lartë në AAK.
Përveç Tërmkollit, pozitën e Nënkryetarit të Parë e ka rimarrë
Blerim Shala.
Pozitat e Zëvendëskryetarit të AAK'së e kanë rimarrë edhe Ahmet
Isufi e Ardian Gjini.
Edhe deputeti i AAK'së, Burim Ramadani është rizgjedhur edhe për
një mandat si Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Blerim Kuçi Sekretar Organizativ.
Me këtë rast, Lideri i AAK'së i ka dhënë mbështetjen Kryesisë së
re duke u shprehur se optimist se edhe kjo përbërje ‘do të sjell rezultate, si
i solli edhe Kryesia e kaluar’./ ekspress.
No comments:
Post a Comment