Wednesday, May 22, 2013

Imami i Prishtinës polemizon me Kadarenë. Krasniqi: Islami nuk e pranon besimin me dhunë



”Zotëri Ismail Kadare i di këto të vërteta, apo së paku disa nga to, por ai në vazhdimësi po i sulmon musilmanët dhe po thërret që në t’i kthehemi të kaluarës, e që kjo i bije të kthehemi në paganizëm, ani pse këtë nuk e ka për qëllim zotëriu në fjalë.  Ne bëjmë dua që Zoti ta drejtojë Ismail Kadarenë e ta udhëzojë atë në rrugën e vërtet, e mos të vdesë me këtë bindje. Amin. !..” ka pohuar në fund  Imami nga Prishtina Dr.Krasniqi duke  shtuar se   jam i gatshëm një duel me Kadarenë në TV me temë debati pse ai mendon se shqiptarët paskan pranuar Islamin me dhunë dhe pse s’është e vërtetë ajo hipotezë, ka deklaruar imam Shefqet Krasniqi . Se si i komenton deklaratat e fundit të shkrimtarit tonë Ismail Kadare dhënë në mediat tona se “shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë”  dr.Shefqet Krasniqi, imam në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ¨është përgjigjur se “Ne Ismail Kadarenë e respektojmë si një intelektual shqiptar me famë të madhe, por me te nuk mund të pajtohemi në disa gjëra, e ndër to edhe kj se Osmanllinjtë e paskan  përhapur fenë Islame me dhunë apo  shqiptaret nuk e kanë dashur fenë Islame dhe atë paskan e pranuar me dhunë? Asnjëherë nuk është e vërtetë kjo e as që ka mundësi që jo vetëm osmanllinjtë, por as arabët më herët dhe as askush nuk mund e as që ka të drejt t’i konvertojë njerëzit me dhunë në Islam..” Mos konvertimin e shqiptarëve dhunë në islam, në vend të përgjigjes për Kadarenë, Imam Krasniqi  jep disa argumente dhe  arsye:
1-Islami është feja më tolerante që ka njohur njerëzimi ndonjëherë në botën e civilizmit. Këtë tolerancë e ka dëshmuar historia, e ka dëshmuar praktika, e kanë dëshmuar edhe jo muslimanët, njerëzit e mendjes, të dijës, e të logjikës së shëndosh të cilët duan ta thonë të vërtetën, si fjala vjen: Tomas Arnold, pastaj Draber, pastaj historiani i njohur Vilz, poetja angleze Karen Armstrong, orielintalistja gjermane Zigrid Hunke, poeti i njohur Gëte dhe shumë të tjerë, të cilët që të gjithë kanë dëshmuar dhe sjellë fakte se Islami ishte i tëri tolerancë dhe mirëqenie, ai kurrë nuk ua imponoi njerëzve ta pranojnë fenë me dhunë.
2-Toleranca dhe mos imponimi në fe me dhunë është bazë e fesë dhe atë me shumë ajete kuranore, si fjala vjen ajeti ”Nuk ka dhunë (imponim) në fe” (Bekare:256). Andaj ai i cili përhap apo ua imponon të tjerëve fenë me dhunë, ai ka thyer këto parime, ka shkelur rregullat dhe bazat e fesë.
3-Nëse dikush pranon fenë me dhunë, ai tek ne muslimanët quhet hipokrit, dyfytyrësh, ngase paraqitet si mysliman, por në brendësi është jo mysliman. E personat e tillë nuk i duhen Islamit, përkundrazi ata i urren shumë Islami. Neve myslimanëve kurrë nuk na intereson numri, por kualiteti, më mirë pak e të mirë sesa shumë e dyftyrsha.
4-Nëse osmonllinjtë ua kanë imponuar shqiptarëve fenë me dhunë, ne tani nuk kemi osmonlinjë, pse pra nuk kthehen në fenë e të parëve, sepse logjika thotë që kur je nën thundrat apo imponimin e dikujt, posa të ipet mundësia apo rasti tërhiqesh dhe kthehesh ku ke qenë. Neve na kanë sunduar serbët mbi njëqind vite dhe me momentin që kemi mundur jemi pavarësuar nga ta, e pse mos të deklarohemi edhe kundër Islamit nëse veç ka qenë dhuna në shprehje e jo bindja?
5-Kush po i ndal tani shqiptarët të konvertohen në krishterizëm, a nuk i shihni xhamit për çdo ditë po mbushen më shumë, a nuk e shihni se rina, intelektualët… për çdo ditë po i kthehen fesë më shumë. Imam Krasniqi shprehet i gatshëm për debat televiziv me Kadarenë për të vërtetën e shqiptarëve myslimanë. Në vijim, imami nga Prishtina pohon se, Zotëri Ismail Kadare i di këto të vërteta, apo së paku disa nga to, por ai në vazhdimësi po i sulmon muslimanët dhe po thërret që në t’i kthehemi të kaluarës, e që kjo i bije të kthehemi në paganizëm, ani pse këtë nuk e ka për qëllim zotëriu në fjalë. “Ne bëjmë duva që Zoti ta drejtoë Ismail Kadarenë e ta udhëzoi atë në rrugën e vërtet, e mos të vdes me këtë bindje. Amin. !..” ka pohuar në fund imam Krasniqi duke shtuar se  jam i gatshëm një duel me Kadarenë në TV me temë debati pse ai mendon se shqiparët paskan pranuar Islamin me dhunë dhe pse s’është e vërtetë ajo hipotezë.

No comments:

Post a Comment