Wednesday, May 22, 2013
Ambasadorja gjermane këshillon maturantët të mos shesin votën dhe politikanët të marrin shembull nga nxënësit
Ambasadorja gjermane, Carola Mueller- Holtkemper, duke folur në një takim me të rinj maturantë në një gjimnaz të Tiranës, i porositi ata që të mos e shesin votën, duke thënë se kjo nuk është një ide e mirë.
Ndërkohë ajo komentoi edhe ngërçin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se politikanët duhet të marrin mësim nga nxënësit.
“Nuk ka ndodhur deri tani asgjë serioze, por nuk është shumë i kënaqshëm fakti që partitë politike nuk kanë gjetur zgjidhje për problemin. Unë shpresoj që zgjidhja të vijë shpejt, sepse me siguri gjatë procesit duhet të merren vendime me shumicë të cilësuar. Në përfundim duhet të shpallet rezultati i zgjedhjeve që kërkon një anëtarësi të plotë të KQZ. Mendoj se sa më shpejt të ndodhë zgjidhja, aq më mirë është,” tha Holtkemper.
“Kohët e fundit nuk kam pasur mundësinë për negociata, por ne kemi pasur shumë diskutime deri para problemeve që ndodhën në KQZ. Ajo që rekomandoj unë, është të ndiqet shembulli i këtij komisioni të improvizuar në këtë shkollë me anëtarësi të plotë, me numër tek anëtarësh, që merr vendime të paekuivoke,” vijoi diplomatja gjermane.
Ambasadorja ishte në një shkollë të mesme në Tiranë ku ndoqi një një proces zgjedhor të stimuluar
Tema
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment