Eliot Engel : Zgjedhjet , shansi i fundit!
"Më 23 qershor Shqipëria duhet të dëshmojë se e meriton të
jetë pjesë e Bashkimit Europian. Zgjedhjet të mos kenë manipulime, të pranohen
nga të gjithë palët dhe politika t'i japë fund bojkotit parlamentar se të së
shkuarës". Kongresmeni amerikan Eliot Engel bën këto komente duke iu
referuar situatës elektorale në Shqipëri. Per ngërçin në KQZ, ligjvënësi
amerikan thotë se shpreson në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike ndërsa
këshillon kapërcimin e gabimeve në proceset e mëparshme elektorale.
"Nuk mund t'i kemi
konfrontimet që patëm para disa vjetësh, nuk mund të kemi një situatë në të
cilën një parti politike nuk merr pjesë në kuvend, cilado parti politike qoftë
ajo. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë pjesë në Kuvend", shprehet Engel në
një intervistë për Europa e Lirë. "Bashkimi Evropian do t'i vëzhgojë këto
zgjedhje dhe do të vendos nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE,
bazuar në masë të madhe në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve".
Në këtë mënyrë Engel i
konsideron zgjedhjet parlamentare si jashtëzakonisht të rëndësishme për
statusin e vendit kandidat në BE dhe thotë se mbarë bota i ka sytë nga këto
zgjedhje të cilat do të zënë një pjesë të madhe në gjykimin e BE-së për
kandidaturën e Shqipërisë.
No comments:
Post a Comment