Eurovision, dështojnë ish-jugosllavët, shanse
për Shqipërinë
Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi
mbrëmë nuk u kualifikuan në finalen e festivalit evropian të këngës – Eurosong
2013. Shqipëria dhe Maqedonia të enjten. Në natën e parë kanë performuar
këngëtarët nga këto katër vende ish-jugosllave, mirëpo ato edhe përkundër
optimizmit të madh kanë pësuar dështim në natën e parë të gjysmë finales së
këtij festivali që po mbahet në Malmo të Suedisë. Shqipëria dhe Maqedonia kanë
mbetur garuesit e fundit nga vendet e Ballkanit dhe shanset që do të jenë në
sprovë të enjten në natën e dytë të gjysmëfinales. Shqipëria përfaqësohet me
këngën “Identiteti” të Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, ndërsa, Maqedonia me
Esma Rexhepova dhe Vllatko Lozanovski. Ndërkohë, në Serbi janë shprehur komente
urrejtëse për festivalin, duke shfaqur reagime se ka pasur padrejtësi, ndërsa
është fajësuar edhe diaspora për neglizhencë gjatë votimit përmes telefonave celular.
Mbrëmë në finale kanë kaluar:
Estonia – Birgit Igemel, "Et uus saaks
alguse"
Danimarka
– Emeli de Forest, "Only teardrops"
Rusia – Dina Garipova, "What if"
Ukraina – Zlata Ognjevič, "Gravity"
Holanda – Anauk, "Birds"
Lituania – Andrijus Pojavis,
"Something"
Belorusia – Aljona Lanskaja,
"Solayoh"
Moldavia – Aljona Mun, "O mie"
Irlanda
– Rajan Dolan, "Only love survives"
Qipro – Despina Olimpiju, "An me
thimase"
Nata e gjysmëfinales së parë u hap mbrëmë me
korin e fëmijëve që interpretoi këngën fituese të vitit të kaluar “Euphoria”,
ndërsa ata ishin shoqëruar nga këngëtarja fituese Lorin. Udhëheqëse e këtij
spektakli të 58 –të me radhë është aktorja suedeze e komedisë Petra Mede, e
cila nuk shoqërohet nga ndonjë partner mashkull. Siç është tashmë traditë, në finale në mënyrë
direkte plasohen ‘pesë të mëdhenjtë’: Franca, Spanja, Gjermania, Britania e
Madhe dhe Italia, ndërsa krahas tyre është edhe nikoqiri – këtë vit Suedia. Bosnjë
e Hercegovina nuk do të marrë pjesë në konkurs për, siç thuhet në njoftimin
zyrtar, mungesës së parave të mjaftueshme për mbuluar shpenzimet. (INA)

No comments:
Post a Comment