Agron Duka, ish-ministri i Bujqësisë, i cili
ka vendosur të kandidojë për Partinë Republikane, deklaroi se nuk i është dhënë
mundësia që të garonte për Partinë Socialiste. Duke e kundërshtuar tezën e
hedhur nga kreu i PS-së, Edi Rama, për çështjen e kandidimit të “dy kunetërve”,
pra Dukës dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka, ish-ministri
e hodhi poshtë, duke theksuar se votat mund të dyfishiohemi. “Unë hyra në
politikë pas një miqësie me Fatos Nanon dhe nuk kam qenë asnjëherë anëtar i Partisë
Socialiste”. Duka shpjegoi se nuk mund të kandidonte si i pavarur pasi është e
pamundur të marrë vota dhe më pas ka pranuar një ftesë të kreut të PR-së Fatmir
Mediu. Duka ka akuzuar lidershipin e PS-së se nuk ka zgjedhur siç duhet
kandidatët dhe duke iu kthyer rasteve të Arben Malajt dhe të tijin, deklaroi se
nuk ka pasur një tërheqje të mendimit të bazës. Duka akuzoi Ramën se
anashkaluar aleatët, duke deklaruar se partitë e koalicionit duhet të përfaqësoheshin
në listat e opozitës. “Zoti Rama ka pasur preferencat e tij personale dhe
ndoshta ai mendon se tashmë është bërë Kryeministër. Por ky është gabim i madh”,
tha ish-ministri i Bujqësisë. RL
No comments:
Post a Comment