
Ekipet e shpëtimit në Bosnje e Hercegovinë kanë gjetur shtatë trupa të pajetë në shtëpitë e përmbytura, si rezultat i reshjeve të mëdha në shtete të ndryshme të Ballkanit.
Reshjet e tri ditëve të fundit i kanë përmbytur dhjetëra qytete e fshatra në Bosnje e Serbinë Qendrore ndëra numri i të vdekurve është së paku 14 persona.
Zyrtarët boshnjakë kanë njoftuar se në këtë vend kanë vdekur 11 persona derisa autoritetet serbe kanë njoftuar për tre të vdekur në territorin e tyre.
Përmbytjet kanë bërë që niveli i ujit të jetë dy deri në tri metra mbi tokë.
Policia, ushtria, zjarrëfikësit dhe vullnetarët, po ndihmojnë në shtëptimin e njerëzve, shumë mga të cilët po qëndrojn në kulmet e shtëpive të tyre.
Dhjetëra mijëra banorë janë shpërngulur në zona më të sigurta.
No comments:
Post a Comment