Saturday, May 17, 2014

"Soma Holding" e Turqise me dege edhe ne Shqiperi

"Soma Holding"image.adapt .960.high
Kompania më e fuqishme turke e minierave "Soma Group" apo "Soma Holding" , që kishte në pronësi minierën ku vdiqën rreth 300 minatorë e ka një degë të saj në Shqipëri. Dhe ku tjetër përveç Veriut të Shqipërisë. Burime të mirëinformauara pranë Ministrisë së Financave thanë për gazetën "Dita" se bëhet fjalë për "Turkish Albanian Mining". Në vitin 2011, "Soma Grop" e ka krijuar kompaninë në Republikën e Shqipërisë, për rezervat e pasura të kromit, bakrit dhe nikelit, në mënyrë që të zhvillojnë projektet e minierave metalike.
Ndërkaq, në faqen zyrtare thuhet se kjo kompani ka krijuar një ekip të përbërë nga gjeologë dhe inxhinierë minierash në Tiranë. Aktualisht, punimet janë përqendruar në projekte të kromit dhe të bakrit. Kompania "Turkish Albanian Mining", sipas QKR ka numër L12412014M, ndërsa pronari i "Soma Group" është turku Alp Gurkan. Ende nuk janë të qartë pronarët që janë regjistruar në QKR, por shqiptari Genc Demi dhe turku Mehmet Turan shkruanin në disa raporte rreth përbërjes së kromit. Nga shpërthimi në minierën e Manisës, para pak ditësh humbën jetën rreth 300 punëtorë nga nxehja e minierës, që ende nuk dihet nga se është shkaktuar. Kryeministri Erdogan shtyu vizitën në Shqipëri për shkak të këtyre protestave, ndërsa së fundmi janë shfaqur disa protesta kundër tij./index

No comments:

Post a Comment