Saturday, May 17, 2014

Taulant Balla: INUK të verifikojë dokumentacionin e kësaj super-vile

Photo
Edhe pse askush nuk e ka akuzuar atë se ka një vilë në Gjirin e Lalëzit, Sali Berisha ka reaguar ndaj akuzave të deputetit Taulant Balla, ndaj së bijës së tij, Argita Malltezi.
Berisha ka mohuar që të ketë vilë në gjrin e Lalëzit, por në fakt, deputeti socialist ka akuzuar vajzën e tij, dhe jo vetë Berishën.
Por, për këtë Berisha nuk thotë asnjë fjalë.
Madje, sipas tij, vila e paraqitur një ditë më parë me foto nga ana e Ballës, është e një biznesmeni dhe jo e tij.
Sipas Berishës, Taulant Balla po përdoret nga Rama për të mbuluar skandalin e trafikut të drogës.
Por, pas kësaj ka reaguar deputeti Balla.
Ai e ka ftuar Berishën që të shkojnë bashkë dhe të verifikojnë vilën e Argitës në Gjirin e Lalëlzit.
"E ftoj deputetin Sali Berisha të shkojmë së bashku në Gjirin e Lalëzit, ku t'i tregoj super-vilen në pronësi të vajzës së tij Argita Berisha. E mirëkuptoj se për shkak të moshës ndoshta ka harruar që aty në atë vilë Sali Berisha ka qenë vetëm para disa ditësh. Të gjithë në Gjirin e Lalëzit e dinë ku është Vila e Argitës. Vetëm Saliu nuk e ditka. Ajo është vila më e madhe. E vetmja që ka tre kate, nga dy kate që është norma e lejuar në planin e studimit urbanistik të kësaj zone. I bëj thirrje INUK të verifikojë dokumentacionin e kësaj super-vile, e ndërtuar mbi gjurmën e një ndërtese shumë herë më të vogël. Kaq për sot", tha Balla.

No comments:

Post a Comment