Wednesday, May 14, 2014

Situate kritike ne Turqi , flitet per 245 viktima

Kryeministri Erdogan i futur nga bodyguarded ne nje market pasi eshte kontestuar dhunshem nga turmaTragjedia në minierën e qymyrit në Manisa të Turqisë vazhdon të zhvillohet, ndërsa të dhënat më të fundit nga mediat ndërkombëtare flasin për 245 viktima, me një bilanc që pritet të rëndohet.
uuu


Kryeministri turk Rexhep Erdogan shkoi në qytezën e Soma-s ku është ndodhi aksidenti por u përball me një reaksion të fuqishëm nga turma që ishte mbledhur jashtë godinës ku ai mbajti një konferencë shtypi duke theksuar se: “Tragjedi të tilla njihen në sektorë të tillë. Aksidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në Britani apo SHBA gjatë fillimit të shekullit XIX me bilance më të rënda”. Ka qenë pikërisht ky krahasim që ka tërbuar turqit, të cilët nuk kanë pranuar një krahasim që tejkalon shekujt, ndërkohë që teknologjia e asaj kohe me këtë të sotmen është shumë më shumë e zhvilluar.
Ngjarja rëndohet edhe më tej për minerën në fjalë në kurriz të qeverisë për shkak se jo më larg se dy javë më parë, një deputet i opozitës kishte kërkuar miratimin e një ligji për kontrolle më të rrepta në fushën minerare duke marrë për shembull të keq pikërisht minierën në Soma. Kërkesa u kundërshtua nga deputetët e partisë së kryeministrit Erdogan.
I kontestuar nga publiku, Erdogan është marrë nga rojet dhe është futur në një market në pritje të qetësimit të situatës. Protesta kanë filluar edhe në Stamboll dhe qytete të tjera të Turqisë duke i kërkuar llogari qeverisë për mos marrjen e masave të duhura për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Dosja.net

No comments:

Post a Comment