Wednesday, May 14, 2014

Maqedoni , BDI merr kater ministri , Hazbi Lika zevendes i Gruevskit.

Kanë përfunduar bisedimet për formimin e qeverisë së re dhe për ndarjen e posteve ndërmjetë dy partnerëve të koalicionit bëjnë të ditur burrime të afërta me BDI-në dhe VMRO-në.
Sipas televizionit Telma, BDI-së do ti takojë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, dhe këtë pozitë do ta marrë Fatmir Besimi. Ndërsa pozitën e zëvendës kryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do ta ketë Hazbi Lika.
Mësohet se për BDI-në janë të siguruara Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, ku pritet të emërohet Bekim Neziri, ndërsa në Ministrin e Bujqësisë, pritet të emërohet Besim Ibishi, transmeton Almakos.
Nëse BDI merr Ministrinë e Arsimit, si ministër i këtij dikasteri të do emërohet Atilla Rexhepi.
Burime nga BDI pohojnë se po negociohet shumë intensiivisht për Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, ministrinë e financave si dhe për Drejtorinë për të ardhura publike.
Nga radhët e BDI-së aspirata për ministra kanë shfaqur edhe Hazbi Lika, Ermira Mehmeti si dhe ministrat e deritanishëm./Almakos

No comments:

Post a Comment