Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hofman tha se trafiku i drogës nuk ka filluar dje në Shqipëri, ndërsa bëri thirrje për mos e politizuar çështjen “Divjaka” dhe që të lihet ecja e procesit hetimor.
Zoti Hofman ishte në televizionin “News 24” ku tha se trafiku i drogës ka nisur shumë kohë më parë.
“Të gjithë e dimë se nuk fillloi dje. Ka nisur shumë kohë më parë”-tha ambasadori gjerman
Ambasadori i vendit themel ekonomik të Bashkimit Europian tha gjithashtu se çështja është e ndjeshme dhe jo për diskutim publik.
Sipas zotit Hofman, kjo është një çështje delikate dhe jo për t’u shtruar për diskutim në publik, ndërkohë që ngjashëm vërejti se në Shqipëri tentohet që gjithçka të kthehet në skandal.
Duke folur për akuzat e ndërsjellta mes palëve në politike, Hofman tha se “duhet shumë kujdes kur akuzon dikë”.
Në intervistën e tij ai ka folur për shqetësimin e vazhdueshëm të faktorit ndërkombëtar për fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri.
Ambasadori Hofman i bëri komentet pasi një avion u rrëzua në plazhin e Divjakës (Lushnje) në 10 maj dhe ministria e Brendshme pranoi se ishte përpjekje për trafik droge, pasi pranë u gjet një makinë me 460 kilogramë drogë.
Zoti Hofman kërkoi që sasitë e drogës të shkatërroheshin në praninë e ndërkombëtarëve.
No comments:
Post a Comment