Friday, May 16, 2014

Ekstradohet nga Greqia i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Pellumb Buzi

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
TIRANË, 16 Maj/ATSH- I. Vata/-Zyra Qendrore Kombёtare, Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Athina/ Greqi, drejt vendit tonë shtetasit shqiptar Pëllumb Buzi, vjeç 37, nga Fieri. Ky shtetas ishte shpallur nё kёrkim ndёrkombёtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“ për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me dhunё e kryer në bashkëpunim“.
Shtetasi, Pëllumb Buzi, dyshohet se mё datё 17 qershor 2011, nё Greqi, nё bashkёpunim me shtetas të tjerё, ka goditur me shishe nё gjendje te dehur, shtetasin Defrim V. dhe mё pas i kanё marrё paratё, qё kishte me vete.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, në datën 21.12.2013, shtetasi Pëllumb Buzi, është arrestuar në qytetin e Thivës/Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Nё aeroportin “Nёnё Tereza“ nё Rinas, ky shtetas i ёshtё dorёzuar pёrfaqёsuesve tё Drejtorisё sё Pёrgjitshme tё Burgjeve.

No comments:

Post a Comment