Friday, May 16, 2014

Droga e sekuestruar ne Gjermani eshte transportuar ne kohen e Berishes

"Die acht festgenommenen mutmaßlichen Bandenmitglieder im Alter zwischen 30 und 49 Jahren stehen im Verdacht, in den vergangenen Jahren auf diese Weise die Rekordmenge von rund 5,6 Tonnen Marihuana geschmuggelt zu haben, berichteten die Fahnder am Freitag in Nürnberg"

Hetuesit njoftuan te premten ne nyrenberg se tete te kapurit ndoshta anetare te bandes te moshes 30-49 vjec, jane ne burg dhe ne vitet e kaluara permes kesaj menyre kane trafikuar sasine rekord prej 5.6 tonesh mariuane ne Gjermani. Jo sot as per dy dite, por per disa vjet


Autoritetet policore të Bavarisë në Gjermani, në bashkëpunim me autoritetet doganore të këtij vendi, kanë sekuestruar një sasi të madhe lëndë narkotike, që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Sipas mediave në Gjermani, 5.6 ton marijuanë janë gjetur në një kamion, të ngarkuar me blloqe graniti, brenda të cilave ishte futur lënda narkotike.
Sasia e drogës, më e madhja e kapur në vitet e fundit në Gjermani, thuhet se e ka origjinën nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun gjerman, holandez dhe italian.

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se kanë arrestuar 8 persona të moshës 30-49 vjeç, të dyshuar si kontrabanduesit e sasisë rekord të marijuanës prej rreth 5.6 ton. Në krye të trafikut besohet se qëndrojnë dy vëllezër shqiptarë.
Kreu i anti-narkotikëve në Mynih, Jurgen Thiel tha se kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në 20 vitet e fundit në landin e Bavarisë.
“Nëse sasia e marijuanës do të kishte dalë në treg do të kapte shifrën e 50 milionë eurove. Droga ishte fshehur në blloqe gurësh natyralë, të cilët do të transportoheshin për në Gjermani. Blloqet ishin përpunuar në atë mënyrë që të dukeshin si gurë graniti të përpunuar” - tha Thiel. 
Mediat bavareze thonë se paketimi është bërë në Shqipëri, ku marijuana mbillet në liri. Shqiptarët kishin përgatitur blloqe betoni me hapësirë të nevojshme për të mbajtur sasinë gjigande.

No comments:

Post a Comment