Thursday, May 15, 2014

CENSURA PËR MEIDANIN, IRFANI DËSHTOI NË BLLOKIM


Censura për Meidanin, Irfani dështoi në bllokim

САЙТЫ ЯРОСЛАВЛЯ - КАТАЛОГ САЙТОВ

Pas publikimit para dy ditëve në www.cityfm.al të investigimit në lidhje me “vjedhjen” e një komenti apo analize ekonomike mbi euron dhe Europën, shkruar nga Ish-Presidenti Rexhep Meidani, për të përditshmen “Panorama”, minimalisht ajo që pritej ishte publikimi i këtij investigimi në këtë gazetë. Kjo për të bërë minimalisht një transparencë apo e thënë më drejtpërdrejt për ti thënë publikut se një editorial në gazetën më të madhe në vend ishte një plagjiaturë. Ajo që ndodhi ishte krejt e kundërta. Gazeta “Panorama” nuk botoi asnjë rresht në lidhje me investigimin e bërë nga City FM dhe kjo mesa duket për dy arsye, e para për dashurinë e “pamasë” ndaj Meidanit dhe e dyta për urrejtjen e Irfanit.
Investigimi i para dy ditëve, rezulton i lexuar, të paktën mbi tirazhin ditor të Gazetës “Panorama”, kjo për faktin se ai nuk u postua vetëm tek web-i www.cityfm.al, por edhe tek Gezata Tema, Balkanweb, por edhe morri shumë klikime në rrjetet sociale si në faqen tonë zyrtare /CityFMKorce, në Twitter etj.
Çudia më e madhe ka ndodhur në mbrëmje, ku Balkanweb, një nga faqet më serioze të medias online, publikoi këtë investigim. Çudia ishte fakti që në këtë publikim nuk përmendej autori i këtij shkrimi apo site-i ku ky investigim ishte publikuar. Në mënyrë abuzive Balkanweb, ashtu si edhe vetë zoti Meidani, për të cilin bëntë fjalë investigimi, morri një analizë dhe e publikoi dhe pas disa orëve në mënyrë të pakuptueshme lajmi është hequr duke u lënë aty vetëm komentet lidhur me shkrimin. Ky është linku i publikimit të lajmit nga Balkanweb:
Minimalisht mos publikimi i këtij fakti tek Gazeta “Panorama” apo censura e Balkanweb tregojnë qartazi “dashurinë” për profesorin Meidani dhe urrejtjen e Irfanit. I pari i kapur si “hajdut”, për të fituar disa qindarka nga shkrimi i publikuar dhe i dyti si pagator i këtyre qindarkave, i cili urdhëron mos publikimin e shkrimit, në të përditshmen “Panorama” aty ku në fakt kishte nisur investigimi.
Në fakt mediat e Irfanit, nuk mund të vepronin ndryshe. Censura, duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, duke dashur që plagjiatura e publikuar në median e tyre të kalonte në heshjte, nuk pengoi që lajmi të shpërndahej dhe lexohej edhe pse Irfani censuronte plagjiaturën e editorëve të tij.
Por çdo përpjekje e “vinçierit” apo veglave të tij nuk mund ta ndalohet faktin që investigimi i djeshëm edhe pse jashtë vëmendjes së mediave të Irfanit, të ishte në fakt një nga shkrimet më të lexuara në mediat shqiptare në 24 orët e fundit./cityfm

No comments:

Post a Comment