Balla: Sot, Argita po shton dhe një kat në Lalz që ta kapë ligji i legalizimeve
TIRANË – E rastësishme ose jo, Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Berisha ishte duke shtuar me shpejtësi një kat në vilën e saj të pushimit në Gjirin e Lalzit, pikërisht në kohën kur në Kuvend po diskutohej dhe miratohej Ligji i Legalizimeve dhe jashtë Kuvendit, po zhvillohej protesta e demokratëve.Kështu ka deklaruar sot duke sjellë si provë dhe një fotografi, deputeti i PS-së Taulant Balla, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka shpjeguar se protesta e organizuar sot nga PD-ja, veç të tjerave, synon të largojë vëmendjen dhe nga katishtesë në vilën e vajzës se Berishes/ Shqiptarja.com
No comments:
Post a Comment