Tuesday, May 20, 2014

Eshte rradha e Lazaratit

lazarati_nder_historite_me_te_Ora e Lazaratit po troket. Lazarati i Sali Berishës, i njohur ndryshe si Kolumbia e paprekshme e Evropës, duket se po numëron orët e fundit. Ndërsa opozita shqiptare ka kthyer drogën në kauzë dhe në krye të aksionit politik, shumica në pushtet po përgatitet për një betejë finale me oazin e hashashit të Evropës, Lazaratin, i cili prej 24 vitesh ka sfiduar shtetin ligjor, prokurorinë, policinë, Kushtetutën dhe çdo qeveri. Organet ligjzbatuese në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, kanë përgatitur tashmë një plan për “pushtimin” e Lazaratit, i cili që nga zgjedhjet e 23 Qershorit, duket se ka humbur imunitetin politik. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një bashkëpunim midis Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ Shtetëror, misionit PAMECA, ICITAP dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fillimisht, shumica qeverisëse e dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit, ka shprehur vullnetin politike për t’i dhënë fund paligjshmërisë dhe turpit kombëtar në Lazarat. Mbi bazën e këtij vullneti, prokuroria dhe policia kanë ngritur një grup pune të nivelit të lartë. “Në kuadër të strategjisë dhe planit të veprimit në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, është ngritur para pak kohësh një grup pune i nivelit të lartë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, që kam shumë shpresë se do japë rezultatet e duhura, procedime efektive dhe dënime maksimale për të gjithë ata që organizojnë dhe drejtojnë sipërmarrjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Por, nisur nga përvoja e tentativës së fundit, ku lazaratasit zmbrapsën më armë policinë, plani aktual parashikon edhe angazhimin e elitës së ushtrisë, për të vendosur shtetin ligjor në Lazarat. Sipas burimeve, për vendosjen e autoritetit të shtetit në Lazarat, do të mobilizohen komandot më të dalluara shqiptare, që kanë marrë pjesë në misione në Afganistan, Irak dhe Bosnje. Ndonëse nuk dihet ende, për numrin e ushtarakëve që do të angazhohen në këtë aksion historik, burime pranë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kanë konfirmuar vendimin për të hyrë në fshatin e drogës, ku do të asgjësohen të gjitha bimët narkotike.   
Policia rrit prezencën
 Javët e fundit, Policia e Shtetit, ka rritur prezencën në Lazarat. Tre drejtuesit më të lartë të policisë kanë vizituar këto ditë fshatin e drogës. Po ashtu, disa drejtues policie kanë luajtur futboll me lazaratasit në fshat. Këto lëvizje u interpretuan si dështim dhe poshtërim i policisë, por dy vizitat duket se kanë të bëjnë me planin për të ndërhyrë në Lazarat.  
 Paralajmërimi i Didit   
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka paralajmëruar planin për të ndërhyrë në Lazarat. “Në këtë sfond Lazarati është i përmendur dhe i trajtuar; policia shqiptare është duke bërë plane, të cilat janë në zhvillim e sipër në zonën e Gjirokastrës dhe të tjera në Shqipëri. Këtë e tregojnë rezultatet e larta në bllokimin e lëndëve narkotike dhe në Lazarat po merren masa për të kufizuar, por më pas do shqyrtojmë për hapa të mëtejshëm”, tha ai. Vetëm disa ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka zbarkuar në Lazarat. 

Saturday, May 17, 2014

Vërshimet në Serbi, ndihma edhe nga EULEX

Vërshimet në Serbi, ndihma edhe nga EULEX (Foto)



Nga nesër popullata në Serbi e rrezikuar nga vërshimet do të ketë edhe ndihmën e EULEX’it.

Siç njofton B92, një helikopter me ndihma do të ateroj nesër në aeroportin e Surçinit në Beograd.
Sipas zëdhënëses së EULEX’it, Dragana Nikoliq Solomon, ndihma humanitare për popullatën serbe të rrezikuar nëpërmjet kamionëve do të nisen po nesër nga Kosova.
Sipas mediave serbe nga zonat e rrezikuara deri më tani janë larguar rreth 17 mijë persona.
Data: 17 Maj 2014 23:51

Edhe Ardian Fullani ne Prokurori


Shkon në prokurori stafi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i njohur si zyrtari më shpërdorues, i korruptuar dhe i babëzitur në Shqipëri. Është një detyrim ligjor që duhet të kishte ndodhur prej vitesh, por Ardian Fullani u la të livadhiste në paratë e shqiptarëve. Më në fund stafi i Bankës së Shqipërisë, ka shkuar në prokurori, por jo Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, orkestruesi kryesor i të gjithë serisë së aferave marramendëse financiare që janë konsumuar në Bankën e Shqipërisë. Gjithsesi një procedim penale ka nisur për stafin dhe bashkëpunëtorët e Ardian Fullanit, të cilët po ndiqen në gjendje të lirë. Ndaj këtyre punonjësve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, për “Shkelje të barazisë në tendera”. Nga ana tjetër, hidhen dyshime për shkelje në tenderin për prishjen e ish-Hotel Dajtit. Mësohet se punonjësit kanë abuzuar me qiratë që Banka e Shqipërisë i paguan subjekteve private. Policia ka bërë me dije se administrata ka zvarritur në mënyrë të qëllimtë dhe abuzive rikonstruksionin e godinës së bankës.   

Skandali me “Hotel Dajtin”

   Ardian Fullani i ka blerë Sali Berishës me paratë e shqiptarëve “Hotel Dajtin”, për të shlyer borxhet e qeverisë. Gjithçka është luajtur me paratë e qytetarëve shqiptarë, para të cilat kanë shkuar për luksin e Guvernatorit dhe në xhepat e klientelës së Sali Berishës, sot i përmbysur nga pushteti. Sot gërmadha e “Hotel Dajtit” është vetëm një nga dëshmitë e pazareve mes Ardian Fullanit dhe Sali Berishës, ku Banka e Shqipërisë, në shkelje flagrante të ligjit, ka financuar qeverinë e kaluar. Fullani është bashkëpërgjegjës me Sali Berishën dhe Ridvan Boden për shkretimin e financave të shtetit shqiptar, përmes manovrave të ndryshme financiare. Fullani ka tejkaluar limitet e kreditimit, duke shkelur nenin 30 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”. Në kohën me të vështirë për financat publike dhe Sali Berishën, Guvernatori Fullani u kthye në “garant” të shpëtimit të tyre. Fullani pranoi të blinte Hotel Dajtin, pronë shtetërore, për një shifër kolosale prej 30 milionë eurosh, që kaloi në buxhet, ndërkohë që ende nuk ka nisur asnjë punim ristrukturimi në këtë objekt. Ndërkohë, qeveria, me vendim të veçantë ia shiti ndërtesën Bankës së Shqipërisë, për 30 milionë euro. “Hotel Dajtit” sot është katandisur dhe degraduar, siç edhe e tregojnë fotografitë, ndërsa partë shkuan për të ushqyer afera të tjera korruptive të qeverisë së kaluar.   

Pse nuk rikonstruktohen “Hotel Dajti”?  

 Ka një arsye të fortë se pse nuk rikonstruktohen “Hotel Dajti” dhe pse zvarritet rikonstruksioni i godinës së Bankës së Shqipërisë. Duke mbajtur peng këto dy godina, Fullani paguan çdo vit 6 milionë USD kontrata qiraje. Duke përdorur si alibi çështjen e rikonstruksionit të bankës, Fullani prej disa vitesh ka marrë me qira zyra, objekte dhe godina. Duket e pabesueshme, por sipas të dhënave nga bilancet e vetë bankës mësohet se guvernatori Fullani akordon 6 milionë dollarë në vit për shpenzime për qira zyrash. Skandali është i paprecedentë, ndërsa prej disa vitesh godina e Bankës së Shqipërisë vijon të jetë e rrethuar formalisht nën pretekstin e rikonstruksionit. Kontrata për rikonstruksionin e bankës përbëjnë një histori të mirëfilltë abuzimi, pasi janë zgjatur, ndryshuar dhe manipuluar në funksion të kontratave të qirasë. Gjithçka është konstatuar dhe zbardhur edhe nga institucioni më i lartë i kontrollit financiar, KLSH. Por, edhe pse kostoja e abuzimeve të Ardian Fullanit po fryhet me shpejtësi në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, ende nuk ka asnjë sinjal apo paralajmërim nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për të marrë masa.  /sot

Berlusconi, ”mik” i Putinit, kërkon mos izolimin e Rusisë

Russian President Vladimir Putin (L) presents Italian Prime Minister Silvio Berlusconi with a book p..BERLIN, 17 maj /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi korkoi mos izolimin e Rusisë në krizën ukrainase duke përshëndetur miqësinë me presidentin rus, Vladimir Putin, në një intervistë për një të përjavshme gjermane.
“Do të ishte për të ardhur keq një izolim tjetër i Rusisë, pasi pasoja do të ishte që Rusia do t’i bashkohej sërish Azisë”, theksoi Berluskoni, në një intervistë për të përjavshmen gjermane ”Die Welt am Sonntag” duke iu referuar krizës ukrainase.
I kënaqur për marrëdhënien e tij me drejtuesin rus ai u shpreh, ”Putin dhe unë jemi të lidhur nga një miqësi personale dhe e vërtetë. Disa herë, na ka ndodhur në fundjavat e përbashkëta të mos flasim vetëm për politikë”.
”Ne flasim për gjithçka. Për historinë (…). Nga arkitektura, veprat e artit italian në Shën Petersburg. Ky qytet është ndërtuar me ndihmën e arkitektëve të shumtë italianë”, shtoi ai.
“Fëmijët e tij më kanë bërë vizitë gjatë pushimeve, bashkëshortja e tij ka vizituar Italinë. Kam një marrëdhënie solide me të. E vlerësoj shumë”, shtoi ai.
Këto ditët e fundit, në kuadër të fushatës evropiane, Berlusconi kishte konfirmuar se kriza ukrainase rrezikon të provokojë një rikthim në Luftën e Ftohtë dhe se sanksionet ekonomike kundër Rusisë do të çojnë në drejtimin më të keq dhe mund të shkaktojnë një divorc mes Moskës dhe botës perëndimore./

Erdogan: Po, e godita me grusht një qytetar

Qeveria e Turqisë e ka pranuar përplasjen fizike ndërmjet Kryeministrit Erdogan dhe këshilltarit të tij, Jusuf Jerkel, dhe protestuesve, gjatë vizitës në qytetin Soma.
Erdogan: Po, e godita me grusht një qytetar(video)
Në një deklaratë për media thuhet se veprimi i Kryeministrit ishte nji reagim i momentit.
Pamjet tregojnë se pasi hyn në një supermarket, për të shmangur turmën e cila e ka akuzuar si përgjegjës për tragjedinë në minierë, Erdogan ka goditur me grusht një protestues.
E përditshmja turke “Hyrriet” shkruan se personi që u konfrontu me Kryeministrin, ishte Taner Kuruca, i cili u shpreh për mediat turke se nuk kishte lidhje me protestën.
Sipas tij, kur truprojat nisën të shtynin turmën, Erdogan u irritua dhe filloi të qëllojë me grusht në mënyrë të pakontrolluar.
Edhe këshilltari i kryeministrit, Jusuf Jerkel, ishte përfshirë në një konfrontim fizik.
Në deklaratë thuhet se edhe ai justifikohet me faktin se nuk arriti të ruaj qetësinë, si pasojë e fyerjeve dhe sulmeve të vazhdueshme./ekspres

Ministri i Drejtesise urdheron shkarkimin e gjyqtares se çeshtjes "Gjin Gjoni"


Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar ditën e sotme nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtares Miranda Çekrezi. Sipas ministrit gjyqtarja Çekrezi ka shkelur hapur ligjin.
Ai thekson se gjyqtarja s’duhet të gjykonte çështjen për pezullimin e Gjin Gjonit, pasi ky i fundit ka gjykuar Çekrezin në vitin 2011. Ministri Naço është shprehur se gjyqtarja Çekrezi ka mbetur peng e ndereve të vjetra. Ai ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është e vendosur të zbatojë ligjin ndaj kujtdo.

Qeveria reagon per drogen e kapur ne Gjermani

Partia Socialiste ka reaguar lidhur me sasinë e drogës të kapur një ditë më parë në Gjermani, duke deklaruar se bëhej fjalë për një operacion të përbashkët të policisë gjermane e shqiptare.
“Bëhet fjalë për një hetim të policisë gjermane të nisur në tetor, në bashkëpunim me policinë shqiptare. Aktualisht po hetohet për trafik droge edhe në të kaluarën”, deklaroi zv.ministrja e punëve të brendshme, Elona Gjebrea.
Ajo hodhi poshtë pretendimet e opozitës, se shtetet fqinje dhe ato të tjera evropiane janë të shqetësuara nga narkotrafiku me prejardhje nga Shqipëria.
“Vendet fqinje, por dhe të tjera, jo vetëm që nuk janë të shqetësuara, por janë të inkurajuara nga angazhimi maksimal dhe rezultatet e arritura nga policia shqiptare”, u shpreh Gjebrea.
Ajo citoi statistikat e policive partnere, që sipas saj konfirmojnë angazhimin e qeverisë shqiptare dhe tregojnë se droga nga Shqipëria nuk është shumëfishuar.
“Policia e Shtetit është e vendosur të luftojë pa kompromis trafikimin e çdo lloj droge, duke bashkëpunuar me të gjitha agjencitë ligj-zbatuese në vend dhe jashtë vendit”, shtoi Gjebrea./shqip

Katastrofe totale ne nje qyteze ne Serbi

Një qytezë në Serbi akoma vazhdon të jetë në gjendje katastrofike, pa rrymë dhe ujë.

Helikopterë ushtarakë po tentojnë të dërgojnë ndihma ushqimore. Në Krupanj gjendja vazhdon të jetë dramatike pasi që lumi ka dalë nga shtrati dhe po merr me vete gjithçka para.
Vërshime katastrofale në një qytezë të Serbisë (foto)

Kush qëndron pas kompanisë "Burisma"?

Zgjedhja e djalit të zëvendëspresidentit amerikan Biden në bordin e kompanisë ukrainase të gazit "Burisma" tërhoqi vëmendjen në mbarë botën. Pronarët e vërtetë të kompanisë ruhen si sekret shtetëror.

Për kë punon Hunter Biden? Kjo pyetje ka që të mërkurën (14.05.14) që preokupon mediat botërore, sepse këtë ditë u njoftua se djali i zëvendëspresidentit amerikan është që nga muaji prill anëtar i bordit të kompanisë ukrainase të gazit "Burisma Holdings". Në bord bën pjesë edhe ish-presidenti polak Aleksander Kvashnjevski. Fotografia e Kvashnjevskit u shfaq në faqen e internetit të kompanisë "Burisma" të premten (16.05.14), edhe pse ai është në bordin e saj që në janar. Presidenti i Ukrainës ishte në atë kohë Viktor Janukoviç. Me të Kwashnievski kishte negociuar më parë në emër të Parlamentit të BE-së për lirimin e ish-kryeministres së burgosur Julia Timoshenko.
Anëtarë të tjerë të bordit janë dy amerikanë dhe dy qipriotë. Në menaxhim ka katër ukrainas të rinj. Pothuajse të gjithë ata kanë pasur në karrierën e tyre stacione në Rusi.
Pjesa më e madhe e grupit të menaxhimit të kompanisë u ndryshua në vitin 2013. Oleksandr Kharchenko mendon se kjo tregon për një ndryshim të pronësisë. "Për këtë nuk u raportua fare," tha për Deutsche Wellen drejtori i Qendrës për Studime të Energjisë në Kiev. Ai e konsideron "Burisma" si një kompani me shumë potencial. I një mendimi të ngjashëm është edhe Hennadi Kobal nga qendra e Kievit për Naftë dhe Gaz "Newfolk": "Ata kanë siguruar për veten fusha të mira".
Fushë gazi në Poltawa, Ukrainë
Fushë gazi në Poltawa, Ukrainë
Një firmë britanike merr përsipër punën me mediat
Kush do të dijë më shumë për firmën "Burisma" i duhet kohë. Në faqen e saj modeste të internetit thuhet se kompania është themeluar në vitin 2002 dhe është sot "një nga prodhuesit më të mëdhej të pavarur të gazit" në Ukrainë. Për pronarët nuk thuhet asnjë fjalë.
Në marrëdhëniet me mediat kompania "Burisma" përfaqësohet nga firma e PR-it "Bell Pottinger" me qendër në Londër. Një nga themeluesit e saj, lordi Timothy Bell, ka qenë dikur këshilltar i kryeministres britanike Margaret Thatcher, si dhe i presidentit rus Boris Jelcin. Në mesin e klientëve të shquar në të kaluarën e afërt janë Asma Assad, gruaja e presidentit sirian dhe qeveria e Bjellorusisë. Një kërkese të DW-së për informacione rreth kompanisë "Burisma", "Bell Pottinger" nuk iu përgjigj.
Baron gazi nga qeveria Janukoviç
Në mediat ukrainase ka njoftime të ndryshme për "Burisma" dhe flitet për një rrjet të paqartë kompanish të regjistruara kryesisht në Qipro. Veçanërisht shpesh del në pah një emër: Mykola Slotshevski. 47-vjeçari ka qenë të paktën deri kohët e fundit, pronari i vërtetë i kompanisë.
Slotshewski filloi të bënte nga vitet 1990 karrierë në biznesin e naftës dhe të gazit. Revista ukrainase e lajmeve "Korrespondent" e vlerësonte pasurinë e tij në vitin 2013 në 238 milionë dollarë. E njohur është preferenca e tij për makina luksoze britanike si "Rolls Royce" dhe "Bentley". Slotshevski ishte anëtar i parlamentit, ministër i Mjedisit nga viti 2010 deri në 2012 dhe më pas kaloi në Këshillin e Sigurimit. Ai kishte lidhje shumë të mira me qeverinë e presidentit Viktor Janukoviç.
Akuza për nepotizëm
Slotchewski tha në vjeshtë të vitit 2013 se nuk është pronar i kompanisë "Burisma". Si pronarë të rinj përmenden dy oligarkë: Ihor Kolomojski dhe Viktor Pintshuk. Kolomojski u bë pas ndryshimit të pushtetit në Kiev, kryetar i rrethit Dnipropetrovsk dhe ka tani mjaft ndikim. Pintshuk thuhet se ka lidhje të mira me demokratët në SHBA. Po ashtu edhe ish-presidenti polak Kwasniewski ka vite që është mik i Pintshukut.
Në lindje të Ukrainës mendohet se ka rezerva të mëdha gazi dhe për zbulimin dhe shfrytëzimin e tyre vendi ka nevojë për përvojën e koncerneve perëndimore.
Firmat nga SHBA në Ukrainë
SHBA janë prej kohësh aktive në tregun ukrainas të energjisë. Kompania amerikane "Vanco" fitoi të vitin 2007 një tender për gjetjen e gazit në Detin e Zi në afërsi të Krimesë. Marrëveshja u anulua më vonë nga qeveria e Julia Timoshenkos për shkak se kompania ia kishte kaluar të drejtat një kompanie tjetër, në të cilën thuhet se kanë qenë të përfshirë biznesmenë rusë dhe ukraino-lindorë.
Qeveria e Janukoviçit u përpoq të sillte investitorë nga SHBA dhe koncerne të tjera ndërkombëtarë në Ukrainë dhe në fund të vitit 2013 nënshkroi një kontratë me koncernin amerikan "Chevron".
Barack Obama Joe Biden dhe Hunter Biden
Barack Obama Joe Biden dhe Hunter Biden
Lajmi për emërimin e Hunter Biden ngjalli akuza për nepotizëm, për shkak se kjo ndodhi vetëm disa javë pas vizitës së zëvendëspresidentit të SHBA-së në Kiev më 22 prill. As "Burisma", as Departamenti i Shtetit i SHBA nuk donin t'u përgjigjeshin pyetjeve të DW-së. Uashingtoni tërhoqi vëmendjen për një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, sipas së cilës Hunter Biden është një person privat./D.W

Drejt Perëndimit të pa perëndim

Shqipnia në përshtegtimin tokesor drejt Perëndimit të pa perëndim!
Nga Anton Kodrari
Çfaqja e perditshme po aq e ré sa edhe e vjeter që aktrohet në teatrin e politikës sonë kombtare, e që deri tash kumboi si ushtima n’shkretinë u pagëzue me êmnin “Shqipnia në BE”. Ky rruëgtim i gjatë, i nisun prej 2009 mâ shumë se me kurrgja u karakterizue me pytje retorike të lloj-llojshme, konstatime qeveritare, idena brilante, debate  televizive, analiza gjeopolitike , koreografina gazetareske, spekullime , takime të përfaqësuesve shqiptarë në arenën ndërkombtare, e s’mrâmit e gjithë kjo pafundësi aktivitetesh  pâ asnji konkluzion rezultativ për të ardhmen perëndimore të kombit tonë, gjithshka shterpë.
Kur kaloj ndër mend gjithë këtë thriller poltitk  menjëherë më zgjohen nga gjumi receptorët e reminishencës, të cilët më bâjnë me arsyetue në retrospektiven historike të popullit tonë. Asocimi mendor âsht i menjëhershëm me lavdinë e dikurshme, me vitin e pamvarsisë, me kryengritjet e pareshtuna të shqiptarve prej 1910 deri 1912, me punën e palodhun të  patriotëve tanë që t’u perdor ditunitë  intelektive që i gjetën në strukturat e brendësisë  së tynë mbërritën me shndërrue realitetin social në një antropologji të suksesshme politike, ata kishin  premjen e “homo politicus” gjâ që na kerkohet edhe ne sot si “homo rationalis”, “homo sacer”. Me kohen të gjithë ndërruen jetë dhe kështu ia dorëzuan stafetën sternipave të tyne, herojve tonë aktual.
Një pjesë e ktyne të fundit lëné se nuk i bânë anamnezë ktyne ngjarjeve por harruen edhe  logjikën e fenomenit në vetvete se kush ishin dhe shka duhet të bânin,  sinkronizuan  moden e  ditunive sensibel tue lanë menjëanë atë intelektive e tuj u kufizue me aq.
Procesi i integrimit i kërkon të dyja kategoritë, dmth barometrin politik që shpesh aludon në permirsimin e ekonomisë, në zhdukjen e korrupsionit, në përmirësimin e enteve juridike etj etj por edhe metodologjinë racionale dhe morale të të vepruemit, mendësinë e formimmit të kulturës shpirtnore të shqiptarit . Me një gjuhë pak sa ma praktike do të tingëllontë në këtë mënyre se, çdo shkak në vetvete shkakton një efekt e në ktë optike   çdo pervojë politike duhet të modelohet simas shkakut që kâ shkaktue efektin, e vetë efekti bâhet prodhues i një shkaku vijues por që të dyja këto realitete konceptuale qeverisen prej ligjit natyror që i ka shkaktue që âsht ligji i parë ose nâna e të gjitha ligjeve pasuese.
Pra projekti  politik shqiptar duhet të ketë ngjashmëni anastatike me modelin e mâpërparshëm  por në binarët e frymës bashkëkohore sepse të tillë e lypë Perendimi, si Shqipnia  po ashtu edhe Perendimi  duhet të pranojë që baza e ligjeve të unionit duhet të jetë ligji i mâsiperm, ai shkak pá shkak që shkakton çdo efekt.Taman kjo vetëdije âsht ajo pika kyçe që na tregon se na jena njësoj si Evropa per sa i perket substancës por kena një ndryshim të konsiderushem per sa i perket atributeve.
E në këtë kontekst të nderthurjes së retrospektives me prespektiven,e me këtë vetëdije të plotë se na jena të barabartë me popujt e tjerë të globit, kritika Kantiane e arsyes të bân me kënë pak pesimist për rrugët e ndjekuna dhe për rezultatet e dobëta të gjër-tanishme në krahasim me shtetet e tjera progresiste por edhe në të njâjtën kohë të jep impulsin pozitiv për me gjykue në mënyrë analitike kontekstin social dhe politik tu u nisë prej disa sferave noshta kajherë edhe pak utopike për dikênd.
Kur mendja fluturon në skemen e ligjit universal dhe mundohet me ardhë në realitetin specifik at-herë medoemos pytjet dhe dyshimet janë të paevitueshme, e noshta disa herash marrin edhe formë në percaktimin e rastit specifik që per ne  âsht pershtegtimi jonë toksor drejt skenës politike perendimore, por jo vetëm ky por edhe objektivi që të shkojmë drejtë atij Perëndimit tjeter.
Pytjet dhe dyshimet janë të lloj-llojshme, nga e kalumja në të ardhmen  por kryesisht spektrin e tyne të veprimit e kanë në të tashmen e vazhdueshme, pra ecin dora dorës me nierin.
Në 1912 kena marrë pamvarsinë, po sot në 2014 a jena populli i pamvarun? Nqs nuk ndihemi të tillë at-herë prej kujt mvaremi?  Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londonit a kâne mbarue énde? A ekzistojnë mâ patriot që të derdhin diersë për tokën e tyne? Evropa mâs shumë e shumë aventurave e interesave vetjake  në 1912 na e shtrini dorën, po sot a po na perkrahë, a vazhdon me na pasë për zêmër? Shka kerkon prej nesh? A jena në gjëndje me kuptue mesazhin real të saj? Politika jonë a thue mos e ngatërron Evropen aktuale me ndonjë evrope tjeter virtuale abstrakte  të krijueme nga një imagjinatë e shfrenume shifrash algjebrike? Cilat janë kategoritë logjike të politikës sonë? A mos vetë-konsiderohena popull iluzionist?
Të gjitha këto pytje e të tjera nqs do të ishin ngritun në logjiken e politikës sonë apriori, do të kishin pasë një rezonancë mâ pozitive për procesin e pershtegtimit se ky aktuali .
Pytjet, reflektimi, mendimi janë nocione për vendet perparimtare, janë themeli i grataçeles së zhvillimit, janë ato që e krijuan sistemin politik modern.
Edhe vetë  filozofi i madh francez Deskartes mbështeste tezën e vet në pytje, dyshime, dhe mendime, me anë të t’cilave thoshte se  njeriu kupton  ekzistencën e tij, e na për hater ktú dona me mbërritë, me  bâ me kuptue Evropen se na ekzistojmë ontologjikisht e jo vetëm se gjallnojmë si gjallesa frymëmarrëse nân kulmin e spektrave të ndryshëm politik. Ekzistenca jonë nuk na kufizon por perkundrazi na hapë drejt nje diapazoni ma të gjânë vlerash sepse na tregon se  bâjmë pjese në një Ekzistence me “E” të mâdhe që i shkapercen kufijtë administrativ, hapsinor dhe kohor. Pra, krejt sekreti i punës âsht që të punojmë për kêt ekzistencë e mos t’rrêhena vetëm me kopshtin artificial të edenit “evropen e bashkume”, sepse vetë kjo e fundit ekzistencen e kâ të perbashkët me ne dhe të marrun prej të njâjtit burim. Kështu që tue perdorë kêt metodë induktive mbërrijmë me u aftësue për themelin e integritetit që nuk âsht gjâ tjeter vetëm “ekzistenza  jonë ” që kjo në vetvete nuk âsht kurrgja tjeter veç se  vokacion natyror i çdo personi njerzor me kên në rradhë të parë person e pastaj çdo gja tjeter, edhe n’kjoftë nevoja  pse jo edhe politikan .Shndritja jonë duhet të zbrësë porsi rréxe prej qiellit kurse puna jonë si rréxe duhet të naltësohet dhe të shndrisë qiellin, e mos të harrojmë, se kjo âsht detyra jonë e parë, për kêt jena të thirrun.
Logjika e “ekzistencës”, âsht instrumenti që  unifikon krejtë copezat e hupuna të  mozaikut,  të cilin mund ta analizojmë në një platformë dy dimensionale  :
1- Filozofi politike.
2- Unitet politik.
Por shpjegimit të dy dimensioneve të mâsipërme dëshiroj t’i paraprij tuj citue fjalët e mikut të shqiptarve Papes Gjon Palit të II që me shumë dashni i thâ gjatë vizitës së tij në vëndin tonë, me 25 prill 1993 të cilat do të sherbejnë si premisë  magjore në konkluzionin e pershtegtmit:
“Historia nuk e ka njohë ende atë që ka ngjarë në Shqipni. Kështu, të dashtun shqiptarë, drama juej duhet t’i interesojë gjithë kontinentit evropian !
Asht e domosdoshme që Europa të mos harrojë!”
1. Filozofi politike
Objekti kryesor i  filozofisë politike, âsht raporti mes t’vepruemit moral dhe t’vepruemit politik, që don me tregue se nieri n’bazë t’kênunit të tij qënje njerzore i perbâmë prej unitetit të shpirtit, të arsyes, të trupit dhe prej të pertéjmes duhet të vendosë një ekuiliber  të drejtë  ndermjet ligjeve natyrale dhe ligjeve e shkresave politike, ndermjet shpirtit dhe arsyes, ndermjet trupit fizik dhe trupit të marrun si dhânti prej dikujt tjeter.
Politika duhet të shoshisë çdo skemë të saj ligjore, administrative dhe strukturore brenda korrnizës së moralit,  që nânkupton se nuk mund të bâhet  skllavopronare e  tij sepse natyra e saj origjinale âsht e krijume me kênë në ndihmë dhe në shërbim të personit njerzor dhe mbi të gjitha per të mirën mâ t’madhe të tijën, prá çdo ligjë apo vendimarrje, në dobi të njeriut e jo anasjelltas. Kurse morali vetvetiut âsht metri i t’vepruemit politik  se piknisja e tij âsht dashnia dhe pastaj vjen edhe ligji,  komponentin e parë të këtij metri  politika  disa herash edhe nuk e merr  per të domosdoshme, e anashkalon ose disa herash e nënvleftëson por duhet të dimë se nieri âsht dashni,  i aftë me shprehë dhe me jetu në  dashni e nuk perkufizohet me  “ligjë” por ligji vjen si rrjedhoje e t’kenunit dashni, e n’kêt rast logjika ndryshon n’thelb,  e  pikërisht kjo e njimitë e sekondit e mos mishnimit të kësaj logjike i kushton mâ shumë se shumë, çdo politike, çdo ligji e  çdo institucioni, e n’kêt hapsinë kohore çdo drejtor, deputet, minister,kryemnister, apo kushdo kjoftë ai, mund të çalojë plotësisht.Në kêt pikë secili shqiptar mund t’vetëpeshohet dhe të kuptojë a ká prìmje ose jo per politikë, a âsht ky vokacioni i realizimit má të mirë të jetës së tij dhe a âsht kjo shka  vetvetja e tij lypë prej tij.
Në linjën e këtij arsyetimi vetvetiut kuptohet se  ligji i natyrës nga i cili buron morali vjen para  ligjit civil, por prej simbjozës së të dy ligjeve dalin kordinatat e  filozofisë politike që rreshtohen simas një hierarkie e cila bazohet  në sistemin e vërtetë të  “vlerave të mirësisë”. Raporti  i krijesës me Krijuesin, raporti i vllazenve me  njani - tjetrin, ndergjegjia personale në raport me atë të perbashktën, individi para hijeshisë dhe madhështisë së natyrës, e n’fund rrespektimi i ligjeve  civile nga qytetari i thjeshtë e deri të nanpunësi institucional për t’vetmin objektiv , mbarvajtjen dhe rregullimin e jetës personale , shoqnore dhe kombtare.Të gjitha këto vlera e të tjera që s’i kam permendë janë të drejtat themelore të çdo njanit, po ashtu si e drejta me marrë frymë, me mendue, me ekzistue me dashtë etj etj pra kânë lindë që me lindjen e nierit edhe për kêt askush nuk  e gëzon forcën me’i infektue, me i neperkambë, por veç me i promovue, me i náltësue e me ia tejçue edhe brezave n’vijim, simas kësaj skeme duhet të modelohet një politikë e qëndrueshme dhe perparimtare.
Objektivi final i politikës duhet me kalue në kapërcyellin e ngushtë  të t’mirës së  individit në veçanti dhe të Kombit në tan’si, e me kêt ekuacion teoria e Kalvinit për perzgjedhjen e njerëzve për “Bashkimin Evropian” eleminohet  pá nisë énde, sepse të gjithë ne jemi qënje njerzore e si të tillë në kandar peshojmë njësoj e si rezultat i kësaj n’fund t’fundit randësi kâ që t’mos perendojë kombi e jo nji spekter politik, nji deputet apo disa këndvështrime politike ose ndoshta edhe vetë BE, ky apel atdhedashës duhet të tingëllojë fuqishëm në veshin e çdo shqiptari  që të zgjojë në tá dëshirën dhe hovin shpirtnor që pá pushim  t’i naltësojnë sytë  drejt këtij perendimi.
Deklarata  e pamvarsisë së Shteteve të Bashkume të Amerikës (1776) na mëson se:
“…të gjithë njerëzit janë të krijuem të barabartë”, dhe se
“…jetën, lirinë, kërkimin e lumtunisë… t’i marrim si të vërteta në vetvete”,
pra n’kêt rast Shqipnisë nuk i mbetet gjâ tjeter veç se ta tejkalojë vetveten për nji realitet mâ t’gzueshëm dhe t’pafund që e pret qysh prej fillimit.Të gjithë jemi t’barabartë, emnuesi i përbashkët i kësaj barazie âsht pikërisht kërkimi i lumtunisë së vërtetë, e pra mos ta lypim këtë të fundit të punëtori i krahit por te vetë Pronari i mallit, mos ta lypim te shërbëtori por te vetë Zotnia, mos të kënaqemi me materien por me atë që âsht tabani i materies dhe që me sytë e ballit nuk jena në gjëndje me e pá.
Vlerat në ne duhet të zbresin prej nalt poshtë kurse ne  duhet të ngritemi nga poshte nalt  me qëllim ndryshimin e realitetit i cili bâhet tuj e pervetësue në vetën e parë kêt proces paradoksal të përultësisë që të bjen naltësimin,  tu ndryshue secili vetveten brenda këtij realiteti por edhe  tu mos harrue se alfa dheomega duhet të jetë “perendimi i paperendim” e jo “perendimi i Bashkimit Evropian”.  Tu ecë në gjurmët e kësaj logjike pá pritë pá kújtue lulëzojnë dy konkluzione me një vërtetësi të madhe, se çdo sovran nuk âsht Sovran por “vëlla” me çdo njanin,  se nuk mund të vendoset në kushtet e absolutizmit dhe para ligjit âsht i barabartë me mâ t’vorfnin ose me má t’lanunin ndër të lanun, si para atij natyror po ashtu edhe para atij civil dhe n’fund kuptohet se në qytetnimin e nándheshem të pakten atje do të takohena të gjithë sëbashku si shqiptar po ashtu edhe të kombsive të tjera të BE , si të pasun si të vorfen, si deputet si njerz të thjeshtë, si intelektual si nierëz pá asnji klasë shkollë, si shêjtën po ashtu edhe mëkatnor. Në karregjaten e kësaj filozofie politike duhet të drejtohet qeveria jonë, mënyra e arsyetimit dhe e veprimit të udhëhjekësve tanë, që të gjithë në t’kenunit e tyne janë per natyrë të mirë, por duhet të jemi të ndergjeshem se mirësia e natyrës me tiparet e formume gjatë jëtës duhet të shkojnë krahaz  e jo në dy drejtime të ndryshme pá asnjì pikë perputhshmënie. Pergjegjësia nuk âsht vetëm e politikanëve por edhe e çdo qytetari shqiptar. E tashmja ká  pergjegjësi morale për të kaluemen por edhe për të ardhmen dhe për këtë mos ta lamë kohën të na dalin duersh por “carpe diem” sepse “tempus fugit”.
2. Unitet politik
Po të analizojmë 5 shekujt e fundit të historisë sonë, në periudha të ndryshme del açik ideja e një uniteti politik. Skenderbeu i bashkoj princat në Lezhë me 2 mars të 1444, lidhja e Prizrenit i bashkoj shqiptarët në kuvend për mbrojtjen e tokave të tyne nga coptimi prej t’huejvet, kongresi i Manastirit u bâ për unifikimin e shqiptarve nân nji gjuhë dhe n’nji alfabet të vetëm, po ashtu bashkimi i shqiptarve në 1912 për pamvarsinë kombtare e kështu me rradhë. Populli ynë prá edhe n’vuejtje, n’tallaze, me kambë sbathun, pa búkë n’bark e  me shpirt ndér dhamë e tregoj ashiqare aftësinë e tij për bashkim, dhe si simbol i kësaj çdo shqiptar duhet të çojë ndér mend edhe sot fuqinë e asaj shprehjes së moçme popullore “bashkimi bân fuqinë”. Po sot, sa i bashkuem âsht populli ynë? Në shka ose për shka jena të bashkuem? Politika duhet të jetë faktor i bashkimit e jo i interesave individuale e i perçamjes, tashmá edhe divide et impera fëmija n’djep e kâ kuptue se i kâ dalë boja motos së  imperatorëve latin “”, tash 24 vjet çdo qytetar po lypë bashkim, tash sa e sa vjet po lypim Bashkim Europjan, në shpirt ideja e bashkimit me dishka ose me dikend na rrâh pá prâ, cili âsht bashkimi që ne dona, në shka konsiston bashkimi që mosvetdija jonë na e kerkon parreshtun? Kêt pergjegje secili t’ia japë vetvetes , e mrapa pergjegjen ta aplikojë edhe në terrenin e përditshem.
E di se  kur me vemendje shqyrton situaten politike të tanishme shikon se énde disa vllazenve politikan iu vlon gjakau me ju përngja imperatorve latin, e kjo ma mirë së askund tjeter sdel në páh  në kanalet televizive kombtare dhe lokale po ashtu  në rrjetet sociale si twitter dhe facebook. Të vjen keq kur hyn në profilet zyrtare  të Edi Rames ose të Sali Berishes, statuset që kryesojnë janë të tipit, pak a shumë: “Edi Rama bllokoi procesin e integrimit të Shqipnisë  në BE”, “Berisha pengoi çashtjen e statusit”, “ Rama kështu”, Berisha ashtu”, “Meta kështu” etj etj , pra spekullime të tilla ndigjojmë dhe shofim çdo ditë. A janë të vlefshme këto për unitetin tonë, për politiken tonë, për shqiptarin tonë? Kështu ndërtohet kulltura shqpirtnore e Shqipptarit?
Në Evropë cilado që të jetë ajo, BE apo ndonjë Evrope tjetër mâ e mâdhe apo má e vogel duhet të përshtegtojmë  me shpirt, me logjikë, me vepra të dinjitetshme e jo vetem me  hapsina të permirësueme apo  kollajllek t’levizunit, përshtegtojmë tue  vlersue shoqi - shójn per dhuratat e mira që secili i posedon tuj ja nisë prej te Rama, Meta e tuj perfunduë të qytetari i fundit i Konispolit apo i Vermoshit. Duhet me ndryshue mentalitet e jo ligje, mendësi e jo kartë identiteti. Shkodrani i madh z. Sami Repishti motit shkruente këto fjalë:
“…okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“
Lypet pra që në kete drejtim te jemi sa ma shume ortodoks në punë, në ligje, të mendojmë dhe t’iu bajmë të tjerve atë që do të dëshironim që të tjerët të na bânin ne e t’ia rikthejmë ëdhë nji hërë Shqipnisë identitetin që i takon.
Me kêt ndryshim ontologjik jam i sigurtë që Evropa kâ me na dashtë e kâ me na pranue , me na perqafue por, prap se prap ne duhet ta tejkalojmë edhe Evropen, të shskojmë prap mâ përtej. Forca e bashkimit e Skenderbeut, shpirti dhe dashnia e Nânë Terezes, intelekti i Ibrahim Rugoves e penda e Kadaresë duhet të jenë paradigma e ndryshimit tonë, e permirësimit të politikës sonë dhe e bashkimit tonë kombtar, duhet të jenë pishtarë të ndezun në odat tona të errëta ndonjëherë të intelektit e ndonjëherë të shpirtit. Kjo koinoni vlerash e ndriçon Shqipninë në pershtegtimin toksor drejtë perendimit.
Kështu, të dashtun shqiptarë, drama juej duhet t’i interesojë gjithë kontinentit europian! (Papa Gjon Pali II, prill 1993 në Shqipni).
Le të formojmë shpirtin e shqiptarit e të pershtegtojme drejt Perendimit…