Saturday, May 17, 2014

Erdogan: Po, e godita me grusht një qytetar

Qeveria e Turqisë e ka pranuar përplasjen fizike ndërmjet Kryeministrit Erdogan dhe këshilltarit të tij, Jusuf Jerkel, dhe protestuesve, gjatë vizitës në qytetin Soma.
Erdogan: Po, e godita me grusht një qytetar(video)
Në një deklaratë për media thuhet se veprimi i Kryeministrit ishte nji reagim i momentit.
Pamjet tregojnë se pasi hyn në një supermarket, për të shmangur turmën e cila e ka akuzuar si përgjegjës për tragjedinë në minierë, Erdogan ka goditur me grusht një protestues.
E përditshmja turke “Hyrriet” shkruan se personi që u konfrontu me Kryeministrin, ishte Taner Kuruca, i cili u shpreh për mediat turke se nuk kishte lidhje me protestën.
Sipas tij, kur truprojat nisën të shtynin turmën, Erdogan u irritua dhe filloi të qëllojë me grusht në mënyrë të pakontrolluar.
Edhe këshilltari i kryeministrit, Jusuf Jerkel, ishte përfshirë në një konfrontim fizik.
Në deklaratë thuhet se edhe ai justifikohet me faktin se nuk arriti të ruaj qetësinë, si pasojë e fyerjeve dhe sulmeve të vazhdueshme./ekspres

No comments:

Post a Comment