Sunday, April 27, 2014

Visho Ajazi duhet te dorehiqet

Petrit Zambaku, ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Shtetëror, për 10 vjet në Departamentin e Analizës, në një intervistë për Top-Channel ka analizuar shkresën dërguar nga SHISH, Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me akuzuat e ngritura nga PD-ja se, forcat e ushtrisë ishin në krye të transportit të drogës me anë të avionëve të vegjël. Ai ka thënë se kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, nuk e ka bërë punën e tij si duhet. Më tej Zambaku ka shtuar,

Visho Ajazi
se Visho Ajazi do të ketë një përballje dhe llogaridhënie të vështirë, përballë Komisionit Parlamentar për ato informacione që mbajnë firmën e tij.  “Të gjitha dyshimet që prodhon dhe administron SHISH-i duhet të pasqyrohen në dokumentacionin.
Rregullat e prodhimit dhe administrimit të dokumentacionit janë të mirëpërcaktuara. Dyshimet duhet të jenë të pasqyruara. Këtë çështje duhet ta kishte vërtetuar deri në fund. Sepse qëllimi nuk është propagandimi i këtij veprimi se, në Gjadër ulet apo është ulur është çështje tjetër. Qëllimi është hetimi me detaje i çështjesh. Kush e realizon këtë trafik? Kur e realizuan? Kur do të vinë prapë? Si mund të kapen në flagrancë? Pra duhet vërtetuar gjithçka. Vetëm atëherë shërbimi e ka bërë punën. Shërbimi pa bërë këtë nuk ka bërë asgjë. Shërbimi ka barrën e provës për të vërtetuar të gjitha ato sa thuhen në këtë dokument. Dhe kjo vërtetohet duke paraqitur dokumentacionin shoqërues, nga i cili është prodhuar ky relacion. Unë nuk do ta doja aspak të isha në vendin e atij që e ka firmosur këtë dokument”, thotë Zambaku.
 
Zambaku ka shprehur  habinë se, përse kjo shkresë nuk i ka shkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cili deklaroi disa ditë më parë se, deri ditën që u bënë deklaratat në Parlament nuk ka patur informacion.  “Një informacion i tillë duhet t’i shkonte patjetër Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sepse atij i dërgohen informacione shumë më të parëndësishme se ky”.

No comments:

Post a Comment