Mesditën e djeshme, në Pogradec, policia i hodhi prangat një gjykatësi në një nga lokalet e qytetit. Kur lexon relacionin e prokurorisë për këtë arrestim, kupton se fabula për të cilën ai u arrestua, është aq e rëndomtë, aq banale, aq vulgare, aq idiote sa që po ta zëvendësosh(sa për provë) emrin e gjykatësit me një emër tjetër, kupton sikur në fakt ke të bësh me një sekser të rëndomtë që mezi nxjerr fundin e muajit. Këmbëngulte me forcë t'i merrte një hallexheshe 45 mijë lekë.
Por e vërteta është që zotëria është gjykatës në Pogradec dhe dje emri i tij bëri xhiron e të gjitha agjencive mediatike. Nga gjykatës anonim me punë në Pogradec,
Dhimitër Pojanaku, u shndërrua në gjykatësin e parë që i hidhen prangat me bujë për korrupsion.
Por ka diçka që nuk shkon në bujën e arrestimit të Pojanakut, diçka shumë serioze, e cila mund të na bëjë të 'flemë mbi dafina' kot.
Zyrtarisht Pojanaku është vetëm një i dyshuar për korrupsion, përderisa nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë që e njeh si të korruptuar. Por ama ka katër opsione teorike të cilat mund të shpjegojnë situatën e tij:
Por ka diçka që nuk shkon në bujën e arrestimit të Pojanakut, diçka shumë serioze, e cila mund të na bëjë të 'flemë mbi dafina' kot.
Zyrtarisht Pojanaku është vetëm një i dyshuar për korrupsion, përderisa nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë që e njeh si të korruptuar. Por ama ka katër opsione teorike të cilat mund të shpjegojnë situatën e tij:
1. Ai është një gjykatës gjobëvënës krejt i rëndomtë, ordiner, që grykësia për "thërrime" e shtyu t'i bënte gjëmën vetes. Shteti më në fund funksionoi dhe arrestoi një gjobëvënës ordiner.
2. Ai është një gjykatës krejt i pafajshëm, i futur në kurth dhe arrestimi i tij mund të jetë i stisur nga konjuktura rivale.
3. Ai është një gjykatës gjobëvënës, por këtë dobësi ja kanë shfrytëzuar konjukturat rivale dhe i kanë stisur kurthin.
4. Ai është krejtësisht i pafajshëm dhe gjithçka ka qenë një keqkuptim i madh.
Cilido qoftë opsioni i vërtetë, paraprakisht, me deduksion, ne e kemi të lehtë të arsyetojmë se ky arrestim luan ZERO rol, në kontekstin e problemit të vërtetë që ka sot shoqëria: Korruptimi endemik i sistemit gjyqësor. Në rastin më të keq, një grup të korruptuarish i kanë ngritur kurth një të korruptuari më të dobët se ata dhe korrupsioni endemik vazhdon i qetë punën.
Në rastin më të mirë, shteti funksionoi por arriti të arrestonte një gjykatës gjobëvënës, ordiner, të vockël dhe të parëndësishëm sa një "mizë", aq sa ky lajm i bën të 'turpërohen' të gjithë gjykatësit e korruptuar, por milionerë. Sistemi dhe korrupsioni endemik sërish vazhdon i qetë punën.
Në rastin më të mirë, shteti funksionoi por arriti të arrestonte një gjykatës gjobëvënës, ordiner, të vockël dhe të parëndësishëm sa një "mizë", aq sa ky lajm i bën të 'turpërohen' të gjithë gjykatësit e korruptuar, por milionerë. Sistemi dhe korrupsioni endemik sërish vazhdon i qetë punën.
Por bën çudi fakti se fill pasi prokuroria njoftoi lajmin për arrestimin e Pojanakut, një postë e rrufeshme mbërriti në email-et e gazetarëve. Këshilli i Lartë i Drejtësisë inkurajonte dhe mbështeste me të gjithë forcën e vetë prokurorinë në hetimin e këtij rasti. Ishte aq pompoze dhe eksplicite kjo deklaratë e KLD-së, sa që e kishe të vështirë të kuptoje nëse ishte arrestuar Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, apo Pojanaku i Pogradecit për 45 mijë lekë. Pikërisht në këtë reagim të KLD-së ekziston dhe problemi më kryesor i sistemit në tërësi. Sot, ky institucion i ka dosjet me ankesa pirg. Jo ankesa me letra anonime si njëherë e një kohë, por dosje të kopsitura, për shkelje të gjykatësve që fillojnë nga falsifikimi i certifikatave të lindjes dhe të shkollimit të tyre, e vazhdojnë dhe deri tek grabitja e pronave duke sajuar dhe vërtetime gjyqësore me firma të vdekurish.
Ky reagim pompoz dhe gjithë bujë i KLD-së për "Pojanak mavrinë" vjen në një kohë kur, botërisht, publikisht, në media, është botuar letra që Kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës i kishte dërguar KLD-së për anëtarin e saj, Gjin Gjonin dhe e përmend këtë të fundit për një sërë implikimesh të rënda kriminale gjatë ushtrimit të detyrës. Ama për këtë rast KLD-ja nuk ka pipëtirë një fjalë të vetme. Por a e dini se Gjin Gjoni nuk është thjesht anëtar i KLD-së? Ai është edhe pakëz më shumë se aq. KLD-ja, nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe zëvendësit të tij Elvis Cefa, e ka caktuar Gjin Gjonin si një ndër tre gjyqtarët pjesë përbërëse e Komisionit të Pikëzimit.
Kjo do të thotë se Gjin Gjoni, tashmë është caktuar për të "korrigjuar provimet" e gjykatësve të tjerë dhe për të caktuar se kush duhet të transferohet më lart e kush duhet të mbetet aty ku është. Pra jemi në situatën kur "ujkun e kanë bërë Bari" dhe po festohet vrasja e një "mize" me varre' e gjithë bujë. Kjo bujë duhet të na frikësojë të gjithëve, pasi është bujë e rreme, është buja që i jep oksigjen gjithë ujqërve të kupolës së gjyqësorit, në të gjithë vendin.
Nëse doni ta kuptoni arrestimin e djeshëm në këndvështrimin e gjykatësit Gjin Gjoni, po ua thjeshtojmë formulën akoma dhe më shumë. Gjin Gjoni është i njohur mes rrethit të vet si i fiksuar pas markës "Cartier". Kravatat, kostumet, kamishat, orën, syzet, cigaret, çakmakun, portofolin, brekët, çorapet, i mban të gjitha "Cartier". Kolegët e vet, në tryeza të ngushta e komentojnë dhe ironizojnë duke u shprehur: "Vetëm makinën nuk e ka "Cartier", sepse ende nuk është prodhuar një e tillë". Mos u habisni sikur ai dje, në momentin kur ka dëgjuar për arrestimin e Pojanakut të ketë menduar: "Po ky idiot, për 45 mijë lekë e bëri veten. Mua aq më bëjnë vetëm 3 palë brekë"./index.al
No comments:
Post a Comment