Në oborrin e vilës 31, ose siç njihet edhe më shumë si ‘Ish-vila e Enverit”, mbrëmjen e sotme, ora 20.00 do të realizohet një shfaqje e pazakontë e Artit Bashkohor.
“Perdja e Hekurt” është quajtur shfaqja e cila vjen si një propozim i prezantuar nga Ministria e Kulturës, si dhe ajo e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, të cilat e kanë parë mundësinë e ripërdorimit të këtij objekti në kuadrin artistik dhe si një hapësirë ekspozimi për të kthyer vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha në një hapësirë eksperimentale për kulturat e reja artistike në vend.
Projekti është konceptuar si një ngjarje artistike, e cili do të vijë si një proçes individual i artistëve në raport me të kaluarën, me kujtesën dhe të tashmen, në një hapësirë që i bashkon të gjitha perceptimet në një moment të vetëm, dhe këtë moment personal, artistët do ta ndajnë me publikun.
Nën kurimin e Fondacionit për Artin M.A.M realizimi i ngjarjes i është besuar Artistes Ema Andrea, e cila së bashku me stafin e përbërë nga Klod Dedja, Brigel Gjoka, Heldi Pema, Edit Pula, Armando Lulaj, Olson Lamaj, Helona Ruli, Rubin Beqo dhe 7 student të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, do ta realizojnë projektin.
Në konferencën për shtyp mbajtur sot në ambjentet e Ministrisë së Kulturës, aktorja Ema Andrea, njëkohësisht edhe një ndër realizueset e projektit shpreh se “projekti ka një peshë mjaft të madhe, qoftë për Emën si artiste, apo edhe për fondacionin. Të gjithë bashkë kuptuam se so të jemi pjesë e një ngjarje që do të mbahet mend. Ideja lindi si një shtysë artistike dhe mjaft e spontashme theksoi ajo”.
Sipas saj, shfrytëzimi Iikëtij objekti në këtë rast, vjen si një mbështetja mjaft e madhe e 3 institucioneve, ndërsa falenderoi Kamela Vojkjan, Mirela Kumbaron si dhe Erion Veliajn të cilët ishin përkrahësit dhe mirëkuptuesit më të mëdhenj, duke lejuar e mundësuar që vilën e njohur të Ish-Diktatorit ta çeli Arti Bashkëkohor, duke i dhënë kështu mundësi një publiku mjaft të gjërë për ta parë vilën e famshme, por njëkohësisht edhe për të parë edhe seç do të ndodhë kësaj here në të, dhe ky proces do të ndahet me publikun.
“Duke marrë parasysh jo vetëm historinë, por edhe rëndësinë e vilës si dhe objekteve që ndodhen në të, lideuam edhe projektin, kun ë të cilin do të marrin pjesë 8 artistë, e 7 studentë të akademisë së arteve, të cilët do të shfaqin artin e tyre, në zhanera të ndryshëm”, deklaroi Andrea.
Epyetur nga gazetarët për emocionin apo përjetimin e shkeljes për here të pare të vilës, artistja e njohur u shpreh se “ndjeva një trishtim dhe një zemërim mjaft të madh kur hyra brënda saj herën e parë dhe githë kjo ndjesi lind vetëm nga ndjenja e fajit”.
E pyetur nga ATSH për projektin, nëse do të vazhdonte edhe më tej duke u shtrirë edhe në objekte të tjera si psh Pallati i Brigadave, apo Vila E Zogut, Ema Andrea deklaroi se “ky ëshë një projekt pilot, ç’ka nëkupton se rezultati mund të jetë pozitiv apo negativ, dhe në vartësi të tij,shtoi aktorja, nëse gjithçka do të shkoj mire, do të vazhdojmë të shfrytëzojmë edhe objekte të tjera, dhe t’i zhveshim ato nga perdet e hekurta të kohërave apo sistemeve”.
Ndërkohë pritet që ky projekt të jetë një kthesë konkrete e rivlerësimit të objekteve “të izoluara” si edhe artistëve. Hapja e Vilës së shumëpërfolur nga artistët, mendohet të jetë një ngjarje e rëndësishme në vetvete për të filluar një raport të ri me të kaluarën.
No comments:
Post a Comment