Rruga e Kombit" shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga "portofolët" e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara.

Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën.
Birn citon një mori dokumentesh zyrtare që detajojnë për herë të parë se si lobimi, planifikimi i dobët, "tenderët pa konkurrencë" dhe çmimet e "fryra" kanë lënë taksapaguesit shqiptarë dhe kosovarë me një faturë prej dy miliardë eurosh për vetëm 137 km autostradë që shtrihet në Kosovë e Shqipëri.
No comments:
Post a Comment