Tuesday, April 29, 2014

Reforma territoriale , kryebashkiaket propozojne.

Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale, kryebashkiakët propozime për ndarjenTIRANË-Përfaqësuesit e njësive vendore kanë bërë propozimet e tyre për reformën territoriale në komisionin e posaçëm për këtë reformë të mbledhur pasditen e sotme. Pjesëmarrës ishin kryetarët e Bashkive të qyteteve kryesore të vendit siDurrësi, Elbasani, Fieri, Lezha etj. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u shpreh se reforma është e domosdoshme dhe se duhet të realizohet sa më parë. Ai propozoi që Qarku i Durrësit të ketë vetëm dy bashki atë të Durrësit dhe Krujës. 

“Të gjithë e përkrahim dhe ka ardhur koha dhe është e domosdoshme reforma territoriale. Unë mendoj se në këtë situatë që jemi sot nuk i ofrojmë dot të gjithë qytetarëve të njëjtin shërbim. Ajo që kemi objektiv është zhvillimi i qëndrueshëm i qyteteve tona. Çdo rajon ka një konkurrencë mes njëri -tjetrit nuk mund të presim vetëm para nga qeveria. 

Në këtë moment, ka komuna dhe bashki që lënë për të dëshiruar në këtë pikë dhe të tjerë që i kryejnë ato. Çdo njësi ka bërë një plan rregullimi që nuk është i integruar në rang qarku dhe kështu nuk funksionon. Për shembull, në zonën industriale përreth autostradës kemi një zhvillim të paqëndrueshëm. Ne duhet të bëjmë të mundur të realizojmë zhvillimin e qëndrueshëm dhe çdo bashki duhet të ketë hapësirat për decentralizimin fiskal, që është domosdoshmëri dhe mundësi zhvillimi. 

Ne nuk duhet të presim vetëm grante nga Qeveria për të zhvilluar zonat. Gjykoj se qarku i Durrësit duhet të ketë dy bashki, Durrësin dhe Krujën. Nuk kemi të bëjmë me rritje të kompetencave por me përgjegjësi ndaj të zgjedhurve. Kemi administratë më të konsoliduara sesa njësitë e vogla.”- u shpreh Dako. Sipas tij Prefektura dhe Qarku duhen shkrirë.

KRYEBASHKIAKU I ELBASANIT: REFORMA TË BËHET NJË HERË E MIRË, TË ZVOGËLOHEN KËSHILLAT 
Kryetari i Bashkisë së qytetit të Elbasanit Qazim Sejdini ka propozuar që reforma të realizohet një herë e mirë. Sipas tij mbetet e nevojshme zvogëlimi i këshillave pasi sipas tij nuk ka pse të paguhen një numër aq i madh. Më tej theksoi se bashkia duhet ë ngrihet mbi bazë rrethi.

KRYEBASHKIAKU I FIERIT: QARKU MENAXHOHET MË MIRË ME TRE BASHKI Kryetari i Bashkisë së Fierit ka propozuar që ky qark të ketë tre bashki atë të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës. Sipas tij në këtë mënyrë hapësira menaxhohet më mirë sesa kur është shumë e coptuar. Më tej Baftjar Zeqaj ka propozuar që kryetari i këtyre njësive të jetë edhe administrator i tyre. 

KOMISIONI PER REFORMEN ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE
Komisioni i posaçëm “Për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë” zhvilloi sot mbledhjen e pare pa anëtarët e opozitës. Objekt i komisionit është përcaktimi i kritereve të ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit, hartimi dhe përcaktimi i kalendarit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale; përgatitja e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, etj.
 
Komisioni, që bazohet mbi barazinë pozitë-opozitë, ka një përbërje prej 16 anëtarësh, nga të cilët 8 janë përfaqësues të pozitës (Bashkim Fino(bashkëkryetar), dhe anëtarë Blendi Klosi(PS), Armando Subashi(PS), Musa Ulqni(PS), Namik Kopliku (PS), Petrit Vasili(LSI) dhe Spartak Braho(LSI), si dhe 8 përfaqësues të opozitës(6 nga PD, 1 nga PR dhe 1 nga PDIU), ndërsa kryesimii i tij do t’i besohet dy bashkëkryetarëve, një nga pozita dhe 1 nga opozita (PD). Komisioni do ta zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor tremujor, nga data 20 janar-20 prill 2014/balcanweb

No comments:

Post a Comment