Tuesday, April 29, 2014

Greqi, pako bombë në Komisariatin ku u mbajt Ilia Kareli

Greqi, pako bombë në Komisariatin ku u mbajt Ilia Kareli
ITEAS- Sekuestrohet një pako bombë, e cila u dërgua në Komisariatin ku u mbajt Ilia Kareli, në Iteas të Greqisë. Policia greke ka bërë me dije se bëhej fjalë për një mjet shpërthyes, të improvizuar, pako me 500 gram dinamit, e cila ishte e lidhur me kabull. Sipas informacioneve që transmetojnë mediat greke, në pako kishte dhe një libër fetar. 

Duket se pakoja, me bombën brenda kishte si destinacion shefin e Komisariatit, A.Holeba. Sipas ekspertëve të policisë, mendohet se nëse marrësi do e kishte hapur pakon do kishte humbur jetën, si pasojë e shpërthimit. 

E gjithë ngjarja, sipas policisë, mendohet të ketë në qendër të saj vdekjen e shqiptarit Ilia Karelit, në një prej burgjeve të Greqisë, në Malandrino. 

Ilia Kareli, u gjet i vdekur brenda në qelinë e tij, në burgun Malandrino të enjten e 27 marsit. Ai u rrah për vdekje nga rojet e burgut që u hakmorën për plagosjen e kolegut të tyre, Jorgos Tsironis. 

No comments:

Post a Comment