Tuesday, April 29, 2014

Pacolli : Ne Kosove dhe ne Shqiperi eshte abuzuar me pasurine kombetare


forumi ekonomik Shqiperi-Kosove (4)Foto Flor Abazaj
TIRANË, 29 Prill /ATSH- I. Vata/-U mblodh sot në Tiranë, Forumi Ekonomik Shqipëri-Kosovë për Modelin e Ri të Financimit të Sektorëve të Energjisë dhe Industrisë.

Zevendëskryeministri i Kosovës, Bexhet Pacolli, duke folur për gjendjen ekonomike të Kosovës dhe krahasuar atë me Shqipërinë, tha se janë bërë gabimë përsa i përket privatizimeve.
Pocolli tha se “takime të tilla, ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarve të kësaj treve dhe konferenca të tilla janë të rëndësishmë dhe duhet të jenë edhe në të ardhmen. Ekonomitë shqiptare, që nga proçesi i demokratizimit, ka patur problemet e veta dhe qytetari po i paguan shtrenjtë dhe për të riparuar gabimet, duhet shumë kohë dhe disa janë të pariparueshme”.
Gjithashtu, Pacolli tha se “proçesi i privatizimi në Kosovë nuk i ka sjellë asnjë interes, as qytetarit dhe Kosovës në tërësi, ka krijuar papunësi, varfëri dhe ato mjete që kanë qenë në qarkullim nuk përdorën. Një dëm tjetër, është keqtrajtimi i pasurisë shtetërore, si në Kosovë dhe Shqipëri, siç janë minierat që nuk dihet se kush i ka dhe ç’farë konçensioni kanë”.
forumi ekonomik Shqiperi-Kosove (1)Foto Flor Abazaj
Pacolli, vlerësoi faktin e “bashkimit kombëtarë ekonomik” dhe këtë bashkim do trajtojmë në mënyrën bashkëkohore për të menduarit për një treg më të gjerë në rajon me vendet fqinjë, dhe pse jo dhe me Serbinë.
“Integrimi rajonal dhe Evropian është i rëndësishëm, por ne duhet të integrohemi në familjen tonë. Një gjë e rëndësishme është krijimi i parakushteve të veprimtarisë ekonomike në hapsirën gjithëshqiptare, dhe unë e vlerësoj”, tha Pacolli
Po ashtu, Pacolli tha se “një gjë shumë e rëndësishme është lëvizja e lirë mes dy vendeve, por është shumë e rëndësishme, ashtu siç lëvizin qytetarët të lëvizin dhe mallrat dhe është mirë që të mos ketë dogana mes dy vendeve, pasi ata e ngurtësojnë aktivitetin.
“Dy qeveritë si në Kosovë dhe Shqipëri, kanë kuptuar mundësinë e një tregu të përbashjët dhe kontrata që hapi bashkëpunimin, ishte kontrata e bashkëpunimit energjitik mes dy vendeve, firmosur nga dy ministrave dhe uroj bashkëpunim më të gjerë”, tha Pacolli./a.g/

No comments:

Post a Comment