

Ajo që përcakton diferencën mes dy vendeve është një thyerje mes një demokracie që beson dhe një shteti të ulët që mohon popullin e tij në vend që t’i ushqejë shpresat dhe ëndrrat”, shtoi ai.
”Vazhdimi i programit ushtarak bërthamor i Koresë së Veriut nuk do t’i sjellë gjë tjetër vetëm më shumë izolim”, nënvizoi presidenti amerikan, Obama.
Duke përmendur, në ditën e parë të vizitës së tij në Seul, sanksione të reja në rast të provës së katërt bërthamore koreano-veriore, në përgatitje sipas Seulit dhe ekspertëve, Obama theksoi se nuk Pheniani nuk do të fitojë asgjë me kërcënime.
Pak pas mbërritjes së presidentit amerikan në Seul, në etapën e dytë të turneut të tij aziatik, Koreja e Veriut njoftoi burgosjen e një qytetari amerikan, arrestuar më 10 prill për shkak të sjelljes të dhunshme gjatë hyrjes në vend, sipas agjencisë zyrtare koreano-veriore të lajmeve KCNA./

No comments:
Post a Comment