Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dënon ashpër çfarëdo provokimesh që i bëhen Manastirit të Deçanit, thuhet në një njoftim të kësaj partie.
Kryetari Haradinaj iu jep mbështetje të plotë KFOR-it dhe mekanizmave të rendit, në punën e tyre dhe në angazhimet e për ruajtjen e këtij institucioni dhe të objekteve të trashëgimisë kulturore në vendin tonë, kanë njoftuar nga ky subjekt.
"Manastiri i Deçanit ka qenë dhe mbetet vlerë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe, për të, si përherë në të kaluarën, edhe sot kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë konsideratë të gjithë qytetarët tanë, pa dallime" ka thënë Haradinaj.
Ditë më parë në portat e Manastirit të Deçanit është shkruar grafiti "UÇK". Kjo ka nxitur edhe reagimet të diplomatëve si dhe të Presidentes së Kosovës./Ekspres
No comments:
Post a Comment