Monday, April 28, 2014

Ivanov , serish President i Maqedonise

Shkup, 28 prill - Presidenti i deritanishëm i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka fituar edhe një mandat për kreun e shtetit. Në raundin e dytë ai ka grumbulluar 534.154 vota ose 55,25%, ndërkaq kundërkandidati i tij nga LSDM ka grumbulluar 398.008 vota ose 41,17%. 

Është për të habitur fakti se të dy kandidatët për president kanë grumbulluar më shumë vota se sa partitë e tyre në zgjedhjet parlamentare, një fakt që dëshmon se edhe qytetarë tjerë nga parti tjera kanë votuar për kandidtatët presidencial. 

Në këto zgjedhje, BDI që në fillim kishte njoftuar se i bojkoton zgjedhjet presidenciale./zhurnal

No comments:

Post a Comment