Tuesday, April 29, 2014

Ish-shërbyesja e Hitlerit thyen heshtjen pas 71 vjetësh


KalhammerElisabeth Kalhammer ka thyer heshtjen e saj pas 71 vjetësh për të treguar sesi ishte jeta e diktatorit nazist në rezidencën e tij në Berghofwhen.
Hitleri ka mbajtur një dietë strikte dhe ka pirë ujë të ngrohtë. Mirëpo ai vuante nga atake gjatë natës, vraponte për në kuzhinë, qëndronte zgjuar deri vonë dhe rrallë zgjohej para orës 2 të pasdites, sipas shërbyeses që ka punuar në rezidencën e tij malore në Bavari.
Zonja Kalhammer, 89 vjeç, thotë se e dashura e Hitlerit, Eva Braun, kujdesej për shtëpinë. Të gjitha shërbyeset e dinin se Hitleri mbante një dietë strikte, të gatuar nga kuzhinieri i tij personal. Diktatori i famshëm hante në mënyrë sekrete biskota me çokollatë dhe kuleçë me krem.
“Keku i udhëheqësit”, një kek me mollë, bajame dhe rrush të thatë duhej gatuar përditë dhe duhej lënë që ai ta hante gjatë natës, kur pjesa tjetër e shtëpisë ishte në gjumë.
“Ai i dashuronte gjërat e ëmbla”, thotë ajo. “Dhe Eva Braum ishte mikesha jonë më e mirë”.

No comments:

Post a Comment