Saturday, April 26, 2014

Aleksander Vucic formon qeverine e re te Serbise

GAZETAEXPRESS E shtune, 26 Prill 2014 09:50

Lideri i SNS- së dhe mandatari për formimin e Qeverisës së re serbe Aleksandër Vuçiq ka kumtuar emrat që do të bëjnë kabinetin e tij qeveritar.

Në mesin e këtyre e ministrave është edhe emri i ministrit serb të ngarkuar me Kosovën. Por ,Aleksandër Vulin nuk do ta ketë me resor special Kosovën. Të paktën jo formalisht. Ai është propozuar të jetë ministër i Punës, punësimit dhe çështjeve të luftës e atyre sociale.
Ivica Daçiq ka marrë postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe me këtë post, thonë medie serbe, ai është shpërblyer për Marrëveshjen e Brukselit që e nënshkroi me Hashim Thaçin më 19 prill 2013.
Ministrat e propozuar për Qeverinë e re serbe janë : Lazar Kërstiq i Financave, Dushan Vujoviq i Ekonomisë, Zoran Mihajloviq i Ndërtimit, komunikacionit dhe Infrastrukturës, Aleksandar Antiq i Xehetarisë e energjetikës, Rasim Lajiq i Tregtisë , turizmit dhe telekomunikacionit, Nikola Selakoviq i Drejtësisë, Kori Udoviçki i Administrimit shtetëror, Nebojsha Stefanoviq Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq i Mbrojtjes, Sërgjan Vrebiq Arsimit, Zlatibor Lonçar i Shëndetësisë, Zoran Radovançev Bujqësisë dhe i mbrojtjes së ambientit, Vanja Udoviçiq i Rinisë dhe i sportit dhe Ivana Tasova e Kulturës.
Zorana Mihajloviq është propozuar nënkryetare e Qeverisë serbe

No comments:

Post a Comment