Saturday, June 1, 2013

Vlorë, tritol pallatit ku banon Ardian Kollozi



Vlorë, tritol pallatit ku banon Ardian Kollozi

Një shpërthim tritoli ka tronditur Vlorën sot në orët e para të mëngjesit. Mësohet se një sasi materiali eksploziv është vendosur në katin e dhjetë të pallatit ku jeton kandidati I PD dhe kryetar i kësaj partie për Vlorën, Ardian Kollozi.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit të së shtunës në katin e dhjetë të pallatit. Mësohet se familja Kollozi jeton në katin e njëmbëdhjetë, ndërsa disa kate më poshtë banon familja e Shkëlqim Selamit, kandidati i parë në listën e LSI-së për Vlorën.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen. Paraprakisht mësohet se materiali eksploziv prej 200-500 gramë ishte vendosur në shkallët mes katit të 10 dhe atij të 11. Nga shpërthimi janë thyer xhamat dhe dëmtuar dyert e apartamenteve.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar rreth 15 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje, janë liruar përsëri. Në Vlorë ka mbërritur edhe nëndrejtori i Përgjithshëm i policisë, Agron Kuliçaj. Policia nuk jep detaje në lidhje me pistat e hetimit, por burime nga grupi hetimor i kanë thënë Shqiptarja.com se eksplozivi mund të ketë pasur si objektiv kandidatin e PD-së, Ardian Kollozi./Dita

No comments:

Post a Comment