Pasditen e të mërkurës, kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka bashkëbiseduar me banorët e komunës Vaqar të Tiranës. Pasi u prezantua kandidati për këtë zonë zgjedhore, profesor Haxhi Allmuça, biseda u përqendrua në problematikat e zonës. “FRD vlerëson në programin e saj se investimi në bujqësi do të thotë investim për të përmirësuar jetën e mbi gjysmës së shqiptarëve dhe për të çrrënjosur varfërinë,” tha Topi. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës, ai u ndal edhe në mundësitë e shtrirjes së tregut bujqësor drejt Kosovës dhe anasjelltas, duke shfrytëzuar Rrugën e Kombit për qarkullimin e mallrave dhe bizneseve për të mirat reciproke të fermerëve te Shqipërisë dhe Kosovës. “Projektet e qeverisë kanë shkuar tek klientela e pushtetit në juglindje të Tiranës dhe taksat tuaja nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë, por atje ku janë interesat e qeverisë”. “Programi politik i FRD është për të gjithë shtresat e qytetarëve dhe nuk do ti diferencojë ata kudo që banojnë,” vijoi Topi. Duke iu referuar shkarkimeve të gjeneralëve në ushtri, Topi theksoi se “drejtuesit e ushtrisë sot po vihen nën komandën e pushtetit politik të kryeministrit”. Ai u bëri thirrje banorëve të komunës Vaqar: “Mposhteni indiferencën, vlerësoni 23 qershorin për të mos ia lënë në dorë votën, mjeshtrave të vjedhjes”.
Wednesday, June 5, 2013
Topi: Ushtria është nën komandën e Berishës

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment