Stacioni hekurudhor më luksoz në botë
Duket si hotel me pesë yje , por është projekti i stacionit hekurudhor më luksoz në botë, i cili do të ndërtohet në Riad të Arabisë Saudite.
Fasada do të ndërtohet në një mënyrë të tillë që të lejojë hyrjen e dritës por njëkohsisht edhe të mbajë jashtë rrezet përvëluese të diellit . Ndërkohë forma e përgjithshme të kujton dunat e rërës .
Ky projekt gjigand i stacionit hekurudhor me gjashtë linja , sipas urdhërit të mbretit Abdullah , pritet të ndërtohet në harkun kohor të katër viteve . Kaq kohë ka marrë vetëm rikonstruksioni i një stacioni në Nju Jork.
Ky projekt është dizanjuar nga arkitektja me famë botërore ,Zaha Hadid, e cila ka nënshkruar disa prej projekteve më gjurmëlënëse vitet e fundit në Nju Jork ,Singapor dhe Dubai.
No comments:
Post a Comment