Rriten
rastet e te prekurve me Hiv/Aids ne rrethin e Elbasanit
Në
rrethin e Elbasanit evidentohet një rritje e numrit të të prekurve me
sëmundjen HIV/AIDS. Ky informacion bëhet i ditur nga Zyra e Këshillim-Testimit
pranë Drejorisë Rajonale të Shëndetësisë Elbasan ku theksohet për një rritje të
këtyre të prekurëve nga viti në vit. Elena Bibaja, Përgjegjësja e Zyrës së
Këshillim-Testimit tha se gjatë 2011-tës janë regjistruar 22 raste me këta të
prekur, ndërsa gjatë 2012-tës ka patur 28 raste në total, gjë që tregon
se ka patur rreth 6 raste të reja. Bibaja gjatë fjalës së saj tha se
" nuk ka njerëz të rrezikshëm por ka sjellje të rrezikshmë që që çojnë
në rritjen e transmetimit të HIV/AIDS.
“ Pjesën më më të madhe
të të prekurve me këtë sëmundje vdekjeprurëse e zënë meshkujt nga mosha
25-45 vjeç të cilët në të shumtën e rasteve infektohen me anë të
gjakut si dhe marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Si shkak i kësaj
sëmundje të transmetueshme vetëm gjatë 2011-tës kanë humbur jetën, në adult
rreth 5 persona ndërsa gjatë 2012-tës, 8 persona. Nga ana e specialistëve të
Zyrës së Këshillim/Testimit Elbasan u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve
të kryejnë analizat pranë këtyre laboratorëve për të evituar çdo rast të
kësaj sëmundjeje, pasi rezultati nga infeksioni i saj është vdekjeprurës.”-
e mbyll deklaraten e saj zonja Elena Bibaja./ A.Bregu

No comments:
Post a Comment