Kreu i PS-së, Edi Rama, ka qenë gjatë pasdites
së sotme në Devoll, së bashku me kandidatët e kësaj partie për deputet. Gjatë
fjalës së tij, Berisha iu është përgjigjur akuzave të Berishës se përse udhëton
me autobus. Sipas Ramës, është më mirë të udhëtosh me autobus me njerëzit e
thjeshtë, se sa me antiplumb dhe 200 roje, siç bën kryeministri Berisha. “Saliu
merret përditë me autobusin tonë, dhe e përgojon autobusin. Nuk e di pse. Më
mirë me autobus si gjithë qytetarët se me antiplumb si Saliu. Më mirë me
autobus me vajza dhe djem që bashkë me ne udhëtojmë në të gjithë Shqipërinë,
sesa me një çetë me 200 roje. Antpiplumb po, çetë me 200 roje po, çfarë ke bërë
që të ruajnë kaq shumë Sali? Është koha që Saliu ta heqë antiplumbin dhë ta
shpërndajë atë çetën e 200 rojeve dhe të shkojë e të bëjë gjyshin me kohë të
plotë. Shqipërisë nuk i duhet një gjysh me antiplumb, por Rilindje”, tha Rama
gjatë fjalës së tij. Rama tha gjatë fjalës së tij se të gjithë ata që hiqen nga
puna pse dalin në takimet e opozitës, do të rikthehen në detyrë pas 23
qershorit, kur PS të vijë në pushtet. “Populli do punë dhe punësim, shërbime
sipas nevojës dhe jo sipas xhepit, një qeveri që të kthejë sytë nga fshati dhe
jo një pushtet që ka ngjitur një çetë me doganierë për të ofruar para për të
marrë votën. Apo po aq keq, jo një pushtet që kërcënon administratën me heqje
nga puna. Doganierëve merruni paratë se janë tuajat, merrni dhe kthejani
shuplakën e votës pushtetit që kërkon t’ju mbajë peng duke ju trajtuar si
skllevër. Mos u trembni se do hiqeni nga puna, ai që do pushohet sot do kthehet
pas 23 qershorit. Pushteti ka rënë, fatkeqësi për ta që nuk dinë të ikin me
nder. Ne kemi vetëm një detyrë, t’i mundim me votën masive të shqiptarëve që
duan rilindjen”, deklaroi Rama.
No comments:
Post a Comment