Monday, May 27, 2013

Malaj: Në Kuvend jo vetëm 3 ligjet por edhe për KQZ-në




Kandidati i pavarur për deputet, Arben Malaj, apeloi sot për miratimin njëkohësisht, plotësimi i KQZ-së dhe ligjet për integrimin evropian të vendit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Malaj thekson se çdo kërkesë e nxituar e kryeministrit për një seancë parlamentare thjesht për tre ligjet, fsheh qëllimin e vërtetë të këtij akti. “Asnjë nismë e Kryeministrit, pa rikonfigurimin e KQZ-së dhe plotësimin e standarteve të zgjedhjeve nuk e amniston atë nga dështimi në rrugën e integrimeve evropiane. Kuvendi duhet që në kohën më të shpejtë të mundshme, të miratojë së bashku rikonfirgurimin e KQZ-së për t’i dhënë siguri dhe besueshmëri organizimit të zgjedhjeve dhe miratimit të tre ligjeve, që plotësojnë një prej kushteve për të perfituar statsin e vendit kandidat të BE-së”,- thuhet në deklaratën e Malajt. Malaj shpreh mirënjohje për angazhimin e diplomacisë ndërkombëtare të SHBA-ve dhe BE-së, për të ndihmuar arritjen e nje konsensusi që eleminon krizën e KQZ-së. Më tej, kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës, shton se është koha e mjaftueshme dhe duhet të kemi detyrimin maksimal për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si edhe për të votuar tre ligjet dhe per të shmangur eksperiencën negative të dështimeve tona të përsëritura, të ushqyer nga ngërçet dhe krizat e përhershme. Sipas tij, zgjedhjet duhet të ofrojnë zgjidhje, situata ekonomike është në përkeqësim, prandaj, duhet të shmangim çdo vonesë apo zgjatje në kohë të krizës aktuale dhe kulturës së ngërçëve e krizave në mjedisin politik të pas-zgjedhjeve të 23 qershorit.

No comments:

Post a Comment