Muhamed Veliu
Kryevëzhguesja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri,
Conny McCormack, shprehet në një intervistë për Top Channel, se ajo dhe ekipi i
saj nuk do të influencohen nga askush.
McCormack thekson se nuk do të ketë asnjë kompromis
në deklarimin e fakteve gjatë ditës së votimit, për procesin e numërimit dhe
rezultatin. Kryevëzhguesja e OSBE-ODIHR tregon se për momentin janë duke
mbledhur informacion nga terreni bazuar në fakte, i cili është duke u
përpunuar, që do të paraqitet në raportin e ndërmjetëm pas dy javëve.
Ku do të fokusohet më së shumti ky raport?
Kjo është ajo që ODIHR bën.Ne do të qëndrojmë këtu
për dy muaj. me qëllim mbledhjen e informacionit që nga fushata elektorale, për
trupën elektorale. ku përfshihet natyrisht edhe KQZ-ja, administrimi zgjedhjeve,
regjistrimi votuesve,lista e kandidatëve, procesi paszgjedhor. Pra ne jemi këtu
deri me 9 korrik për të ndjekur edhe procesin e ankimimeve. Gjithashtu jemi
duke ndjekur edhe dy projektet pilot, që lidhen me përdorimin e elektronikës në
këto zgjedhje. Eshtë një proces gjithpërfshirës dhe i detajuar.
Ne
çfare konstatimesh keni arritur gjate ketyre dy javeve, per punen qe po ben KQZ
si administruese e procesit zgjedhor?
Natyrisht që aspekti
zbatimit të ligjshmërisë së Kodit Zgjedhor është një tjetër aspekt që ne
shikojmë. Eshtë
njëri prej shumë aspekteve që ne shikojmë. Deri këto momente ka situata të
cilat nuk janë ekzaktësisht në përputhje me Kodin.
Ne kendveshtrimin tuaj, a mund te realizohen
zgjedhje te lira dhe te ndershme me nje KQZ te cunguar, ku opozita nuk eshte e
perfaqesuar, pas shkarkimit nga Parlamenti të një anëtari dhe dorëheqjes së tre
të tjerëve?
Natyrisht që problemi me shumicën e cilësuar të
KQZ-së është në mendjen e të gjithëve, përfshi çështjen e pasjes së votave për
ato vendime që kërkojnë 5 vota dhe tani nuk është e mundur. Ne jemi duke
mbledhur informacion. Po vëzhgojmë vendimet që merren, se cilat prej tyre janë
në përputhje me Kodin dhe cilat duhet të kenë 5 vota pra një shumicë të
cilësuar. KQZ-ja do të jetë pjesë e raportit tonë të ndërmjetëm. Ne padyshim do
të flasim qartësisht për këtë pasi siç e thashë KQZ-ja është në mendjen e të
gjithëve pasi është komponenti kryesor dhe ky aspektet do të vlerësohet.Ne
shikojmë të gjitha aspektet. Ne shikojmë të gjithë administrimin e zgjedhjve që
nga numërimi, procesi votimit që është celësi i të gjithë procesit, përfshi
transparencën në të cilën zhvillohet, transmetimi të rezultateve nëse shkon apo
në myryrë të saktë. Padyshim që aspekti ligjor është një aspekt me rëndë i
procesit.Këto momente janë shumë njerëz që po përpiqen të gjejnë një zgjidhje
të situatës me KQZ-në. Natyrisht do të ishte shumë më mirë pasja e një trupe të
plotë të KQZ-së. Po funksionon tani. Për ta vlerësuar punën e KQZ-së duhet të
presim edhe gjatë procesit.
Asambleja
Parlamentare e OSBE-së perfaqesohet ne kete mision vezhgimi nga Roberto
Batelli. Mund te cuditeni nga pyetja ime, por jam i detyruar t’ju pyes, per
shkak te sensibiliteve qe ka shkaktuar ky emer. Zoti Batelli njihet si mik i
ngushte i nje anetari tjeter te Asamblese, Wolfgang Grossruck, i cili eshte mik
personal i kryeministrit Berisha. A keni besim ne paanshmerine e zotit Batelli?
Sa do te ndikojne miqesite e kryeministrit ne raportin perfundimtar te
OSBE-ODIHR?
Partneriteti mes
Asamblesë Parlametare të OSBE-së dhe ODIHR-it, është ndërtuar me ardhjen e një
misioni të shkurtër dyjavor vlerësimi prej tyre. Ata janë shtesë, ndërsa ne
jemi për 8 javë. Ne shpresojmë të kemi një bashkëpunim të mirë dhe një qëndrim.
Ky është synimi ynë që është gjithmonë një sfidë.Janë edhe grupe të tjera
vëzhgimi, përfshi atë të Këshillit të Europës përfshi ata të Parlamentit
Europian. Do të jetë një prezencë e gjerë ndërkombëtare vëzhgimi. Unë
personalisht jam takuar me zotin Batelli. Ishte një takim i mbarë dhe unë ndjeva
se kemi nisur një bashkëpunim të mirë.Duhet të presim ende për patur një
përgjigje të pyetjes tuaj.
Kush do
ta ketë fjalën e fundit vlerësuese për zgjedhjet. Ju apo zoti Batelli?
Kjo vlen për t’u parë
apo jo? Le të presim kur raporti paraprak do të publikohet një ditë pas
zgjedhjeve. Kuptoj nga njerëzit e ODIHR, se është një raport që lexohet fjalë
pas fjale. Besoj se do të ketë një negocim për atë. Ne shpresojmë të
prezantojmë një raport unanim gjatë konferencës për shtyp. Do të doja t’ju them ju se ODIHR nuk do të lejojë asnjë kompromis. Nëse
do të kemi gjetje të cilat duam t’i themi ju do t’i dëgjoni ato.
Zonja
McCormack çfarë ju shtyu të aplikonit për pozicionin e kryevëzhguesit të
misionit të ODIHR për zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri?
Gjithmonë kam qenë e
interesuar të punoj me OSBE-në. Kurrë në të shkuarën s’kam punuar për ODIHR,
kështu ishte një mundësi e mirë për të patur një qasje të re me procesin pasi
kam kryer shumë misione vëzhgimi apo vlerësime paraprake zgjedhjesh për organizata
të tjera. Mendova se do të ishte diçka e mirë që të kisha komponent në CV-në
time.
Ne
kete faze te procesit zgjedhor partite politike dhe KQZ-ja jane aktoret
kryesore te zgjedhjeve. Gjate dy javeve te qendrimit tuaj ne Shqiperi çfare
opinioni keni krijuar per menyren sesi po pergatitet procesi zgjedhor? A po e luajne mire aktoret rolin qe u ka caktuar Kodi?
Sic edhe ju e dini ne
kemi një prezencë të gjerë të ODIHR me një ekip prej 15 ndërkombëtarësh nga 14
vënde anëtare. Ne kemi analistë të zgjedhjeve, të medias, për çështjet ligjore.
Unë kam zhvilluar takime me liderët e partive kryesore. Ne jemi duke mbledhur
informacion nga terreni bazuar në fakte, i cili është duke u përpunuar. Kjo
është ajo që ne bëjmë pasi puna e ODIHR bazohet në fakte dhe evidenca. Ne nuk
formojmë opinionin tonë kaq herët por natyrisht tani jemi duke mbledhur të
dhëna të mjaftueshme të cilat do t’i publikojmë në raportin e ndërmjetëm pas dy
javëve. Do të gjeni ne këtë raport të ndërmjetëm shumë informacione.
No comments:
Post a Comment