Tuesday, May 28, 2013

FALIMENTIMI I EUROZONËS ËSHTË OPSION I MIRË

Guvernatori i Bankës Qendrore të Gjermanisë Jens Vajdman, tha se eurozona duhet të konsiderojë falimentimin si një opsion.
"Gjatë kësaj krize, i është kushtuar shumë vëmendje rrezikut të falimentimit të Eurozonës. Megjithatë, ky rrezik nuk duhet të ekzistojë”, tha Vajdman, raporton AFP.
"Në afat të gjatë, ne kemi nevojë për të siguruar që në fund të fundit shteti mund të shkoj në falimentim, dhe një gjë e tillë është opsion për të ruajtur disiplinën në tregjet europiane", shtoi ai.
Ekonomistët dhe ekspertët europian kanë qenë prej kohësh të shqetësuar në lidhje me të ashtuquajturin rrezik moral dhe krijimin e një sistemi monetar për shpëtim.
Pavarësisht kësaj, opsioni i falimentimeve mund të sigurojë tregjet dhe të inkurajojë huamarrësit dhe huadhënësit të shkarkohen nga rreziqet e mëdha./Ekspress

No comments:

Post a Comment