Dokumentet
dhe faktet e paraqitura më poshtë janë pjesë nga një seri artikujsh që janë
botuar në gazetën “Koha Ditore”, Prishtinë, në vitin 1998. Si dhe dëshmi të një
shqiptari që ndodhet në Amerikë(SHBA). Autori: A.D
Kush
është Sali Berisha?
Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga
zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit të 19-
të. Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e
sidomos në Serbi. Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.
Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje
të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i
të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri,
për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav më përpara.
Mbas vendosjes në fshatin Vuçidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe
veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin
Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të
kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht
kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në
universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt
në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali
Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij
mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun.
Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i
përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe
ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse
ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe
ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e
Sali Berishës u kthye në Tropojë.
Të dy u
nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me
persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në
bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina”dhe
më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që
dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i
Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha
e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte
ndihmuar shumë Sali Berishën për çdo problem familjar që ka pasur.
Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut,
Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP-së, drejtues i PS-sës, një ditë të bukur
bëhet deputet i PD-së.
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të
ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP-së, deri në zgjedhjen
e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para
të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj
sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP-ja. Sëmundja kurohej
nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të
ndihmuar Veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë,
sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe
një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri.
Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi
se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë.
Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u
bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh
ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e
lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në
Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë
iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej
kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të
ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën.
Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të
tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u
prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri,
ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në
Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në
Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.
Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga
UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së
Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas
clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe
operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë
luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet
edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë
“Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.
Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara
nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe
Milica Ramës në shërbim të UDB-së, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas
700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk
mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti të pakten të zhdukë dosjen e
tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur
ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një
pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të.
Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të
cilat i janë dorëzuar UDB-së.
Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali
Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare
“Koha Ditore”.
Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat
që ndodhej për të arritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna
këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga
partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka
përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e
ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke
vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova
si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një
familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte
shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me
anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej
jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav, u hodh nga ura
që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë
në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorëzua dhe kur u verifikua më vonë doli se
ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka
spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga
kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB-së jugosllave. Në
vitin ’91-’92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën
shqipe. Ata ishin
udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e
saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër
kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të
seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta, në një
kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi
kanë marrë takim me disa prej tyre.
Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të
ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që
stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij
hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta
zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i
thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën
si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali
Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë
analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12
muaj.
Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB-ja filloi përpunimin
e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i
zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë
ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat
e UDB-së, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB-së.
Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se
në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së. Një kanal kalon nga fshati Vuçidol
dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky
dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo
më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.
Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të
botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i
cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi
duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më
përpara me vendet perëndimore, të ishte nga Veriu, meqënëse emigracioni më i
madh ishte po nga Veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në
këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu
me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje në Greqi, ku
gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me
mbështetjen gjermane.
Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i
grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie
të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të
gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.
Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që
Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD-së duke përdorur Rajersonin, për shkak se
atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të
tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar
edhe Sali Berishën.
Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës, Vejsiut dhe
Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i
PD-së u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të
përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha.
Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në
qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin
me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.
Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e
lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe
pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej
fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste
shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe
të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike.
Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë
të çmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me
miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.
Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u çuar armë
palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me
detyrim në Çad(Afrik) dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e
Rinasit, Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati
një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do
ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime
të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap
këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë
e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN-ja kishte
dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të
popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga
brenda.
Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku
pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një
sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali
Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD-së, tek Meksi
për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.
Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me
Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës.
Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues
tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të
dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet
fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila
pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish
valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të
mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u
kamuflua nga UDB-ja.
Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja.
Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe me ndihmën e Sali
Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan
vetëm ekonominë nga Veriu në Jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe
Kombin Shqiptar. Serbët nga Veriu dhe grekët nga Jugu filluan zbatimin e planit
të tyre.
Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të
cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të
vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në
vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe
të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.
Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti
Veri – Jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi
islamik. Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën
e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i
teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt)
Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e
tyre ka qenë UDB-ja.
Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë
në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar
me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i
ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion
këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17
milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe
diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i kërkoi
Millosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj:
“Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund
t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë”. Po të jepnin
dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në ’97-tën dhe të dorëzohej pushteti në
mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan
Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.
Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me
përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo
lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion
dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar
shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.
Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar
strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka
kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai
po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të
sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të
shqiptarëve në tërësi.
No comments:
Post a Comment