Një 34-vjecar është ekzekutuar pasditen e
sotme me armë zjarri tip ‘kallashnikov’ në zonën e malit të Robit, Kavajë. Nga
hetimet paraprake mësohet se viktima është një 34-vjecar Ervis Tafaruçi nga
Shijaku. Rreth orës 18:45, më shumë se një person nga një automjet targën e së
cilës dëshmitarët e kanë dhënë në polici kanë kryer një atentat me armë zjarri
ndaj 34-vjecarit. Viktima mendohet se ka një biznes në zonën e Durrësit,
ndërkohë që vëllai i tij është ish-student i vitit 1990. Nga hetimet paraprake mësohet se 34-vjecari
kthehej nga një drekë me miqtë e tij. Atentatorët kanë pritur rastin ku ai
udhëtonte i vetëm dhe larg zonës së populluar për të qëlluar disa herë ndaj
tij. Vrasja ka ndodhur 50 deri 100 metra
larg dëshmitarëve të cilët kanë mundur të shihnin skenën e krimit, dhe të
regjistron targat e autorëve të krimit. Policia rrugore ka mbërritur e para dhe
konstatuar faktin se është kryer një atentat ndaj 34 vjecarit. Forca të shumta
të sektorit të krimeve kanë mbërritur nga Tirana në vendngjarje, ndërkohë
policia ka nisur punën për kapjen e autorëve.
No comments:
Post a Comment