Wednesday, May 15, 2013
Ambasada e SHBA: Regjimi i vizave vendoset me ligj
Ambasada amerikane ka bërë një sqarim në lidhje me një kërkesë për të bërë të mësuar se si mund të hiqen vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në sqarim thuhet se Programi i Udhëtimit pa Vizë qeveriset me ligj dhe ka një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se të nisë marrja në shqyrtim për anëtarësi në PUV.
Sipas ambasadës, në ligjin aktual kërkohet që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përqind, dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 përqind.
Në total janë vetëm 37 vende që mund të lëvizin pa viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Mes tyre janë vendet më të zhvilluara në botë, por jo të gjitha vendet e BE-së.
Lista e vendeve rishikohet rregullisht. Por edhe këto vende që janë në listë, sërish kanë kërkesa specifike.
PUV u lejon qytetarëve të vendeve pjesëmarrëse që të udhëtojnë drejt SHBA pa viza për të qëndruar për 90 ditë ose më pak, kur plotësojnë të gjitha kërkesat.
Udhëtarët duhet të përdorin PUV, por edhe duhet të kenë një aprovim nga Sistemi Elektronike për Autorizimin e Udhëtimit.
SEAU në fakt është një autorizim që jepet nga Departamenti për Sigurinë e Brendshme në SHBA. Pasi viziton këtë faqe, bën një pagesë dhe sheh nëse plotëson kushtet për të udhëtuar.
Natyrisht për të udhëtuar drejt SHBA duhet të kesh një biletë kthimi dhe duhet të udhëtosh me një avion ose anije të aprovuar në SHBA.
Po ashtu duhet të kesh një pasaportë që përmbush disa kritere dhe që ndryshe quhet e- pasaporta./ep
Vendet që udhëtojnë pa viza në SHBA
Andorra
Hungaria
Zelanda e Re
Australia
Islanda
Norvegjia
Austria
Irlanda
Portugalia
Belgjika
Italia
San Marino
Brunei
Japonia
Singapori
Republika Çeke
Letonia
Sllovakia
Danimarka
Lihtenshtejni
Sllovenia
Estonia
Lituania
Koreja e Jugut
Finlanda
Luksemburgu
Spanja
Franca
Malta
Suedia
Gjermania
Monako
Zvicra
Greqia
Holanda
Tajvani
Britania e Madhe
Marrë nga Tema Online
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment