Shefja e misionit vëzhgues të ODIHR-it,
amerikania Conny McCormak ka bërë të ditur se vlerësimi i raportit të
zgjedhjeve do të jetë një monitorim teknik më shumë sesa një vlerësim politik për
zgjedhjet. “Ne nuk jemi arbittër, por vëzhgues, theksoi zonja McCormak, në
konferencën për shtyp ku u prezantua ekipi drejtues i misionit. Kjo deklaratë
do të thotë se monitorët nuk do të ndërhyjnë për të influencuar zgjedhjet, por
do të mbajnë shënim dhe raportojnë të gjitha problemet e votimit, numërimit
deri në tabulimin e rezultatit. Siç duket do të kemi të njëjtën panoramë që ka
ndjekur misioni vëzhgues i ODIHR-it në zgjedhjet e 8 majit 2011, i cili u
drejtua nga një tjetër amerikan, zoti Jonathan Stonestreet. Që do të thotë se
raporti do të jetë teknik, të shikojë përputhjen me ligjin zgjedhor dhe nuk do
të përdorë shprehjet e njohura “Zgjedhje hap përpara” apo të tjera si këto.
Tjetër aspekt i rëndësishëm i misionit të
ODIHR është dhe përplasja me misionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që
drejtohet nga slloveni Roberto Batelli. Kjo trupë vjen pas lotimit të qeverisë
shqiptare, duke shfrytëzuar miqësinë me kreun e AP të OSBE-së Wolfgang Grosruck,
një mbështetës i flaktë dhe i pakompromis i Partisë Demokratike. Gjatë
konferencës për shtyp, kreu i misionit të ODIHR-it nuk është shprehur për këtë çështje
edhe pse është pyetur, duke ia lënë fjalën një këshilltari të saj, Steven
Martin, i cili deklaroi se ende nuk ishte vendosur edne si do të ishte bashkëpunimi
me grupet e tjera. Pra, ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë roli i
njeriut të Grosruck për raportin paraprak.
Prezantimi
Ekipi vëzhgues afatgjatë ndërkombëtar i
ODIHR-t nisi sot zyrtarisht misionin në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet parlamentare
të 23 qershorit. Ekipi kryesohet nga ekspertja amerikane Conny McCormak që
prezantoi sot në Tiranë, punën e misionit per monitorimin e zgjedhjeve ne
vendin tone.
Ne nje konference per mediat, ajo ka sqaruar
se synim i punes eshte vezhgimi bazuar mbi parimet e paanesise, duke theksuar
faktin se ata nuk jane arbiter te zgjedhjeve. “Ne do të bëjme vlerësim të
kuadrit ligjor të amenduar, administrimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve
dhe zbatimin e teknologjive të reja zgjedhore, mbulimin e medias dhe fushatën
elektorale. Do qëndrojmë deri në mesin e korrikut për të ndjekur situatën
paszgjedhore në vend dhe 5 javë pas përfundimit të zgjedhjeve do të publikohet
raporti përfundimtar dhe në të do përfshihen rekomandimet. Është me shumë
rëndësi që roli i ekipit të misoni ODIHR ka vetëm me vëzhgimin dhe rolin faktik
dhe jo të ndërhyjë në rolin procesin zgjedhor. Ne nuk përcaktojmë zgjedhjet
nëse janë legjitime apo jo, ne japim rekomandime”- tha McCormack.
ODIHR sqaroi se roli i arbitrit konsiston
vetëm në një vlerësim të zgjedhjeve, por jo ndërhyrje në procesin zgjedhor.
“Për t’ju referuar arbitrit të zgjedhjeve,
roli ynë në Shqipëri është të bëjmë një vlerësim të zgjedhjeve, sipas
standardeve kombëtare apo ndërkombëtare. Nëse janë zgjedhje shqiptare, është në
dorë të shqiptarëve të përcaktojnë këto zgjedhje. ODIHR është ftuar në Shqipëri
për të bërë misionin e vëzhguesit dhe do bëjë këtë rol. Pra ne siç e përmendi
zonja McCormack, nuk ndërhyjmë më proces, por ofrojmë vlerësimin tonë për
zgjedhjet dhe pastaj këtë informacion mund ta përdorin aktorët në Shqipëri dhe
gjithë të interesuarit.” ODIHR bëri me dije se ka kërkuar edhe 400 vëzhgues
afatshkurtër. "Do kontrollohet procesi i votimit dhe situata pas
zgjedhjeve", beri me dije ODIHR. Ekspertja McCormack tha se që nga viti
1996 ky është misioni i 11-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte
ai që monitoroi zgjedhjet vendore. Ajo bëri të ditur se ekipi kryesor i
misionit, që përbëhet nga 15 vëzhgues ndërkombëtarë do të qëndrojë në Tiranë
dhe do të bëjë një vlerësim të kuadrit ligjor të amenduar, mënyrës se si do
administrohen zgedhjet, regjistrimin e votuesve, zbatimin e teknologjive të
reja zgjedhore, mbulimin që do të bëhet nga media të fushatës elekorale, etj. McCormack
tha se javën e ardhshme do të vijnë vëzhguesit afatgjatë dhe 30 prej tyre, pas
një trajnimi të shkurtër fillestar do të shpërndahen në të gjithë vendin. Sipas
kryetares së misionit, ekipi i ODIHR do të nxjerrë një raport të ndërmjetëm pas
tre javësh, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve do të mbahet një konferencë për
shtyp me gjetjet dhe konstatimet paraprake. Pas ditës së zgjedhjeve bërthama e
ekipit do të qëndrojë në Shqipëri deri nga mesi i korrikut për të vëzhguar
situatën paszgjedhore në vend, informoi McCormack. Zonja McCormack vuri në
dukje se vjen për herë të parë të provojë eksperiencën zgjedhore në Shqipëri.
“Nuk jam e re me cështjet që kanë të bëjnë me vëzhgimin e zgjedhjeve, por jam e
re me misionin në Shqipëri”. Kryesuesja e misionit të ODIHR, Conny McCormack,
ka qënë pjesë e ekipeve vëzhgues në zgjedhjet në Armeni, Meksikë, Rusi, Jemen,
Indonezi e Nigeri. Rekomandimi i ODIHR: Procesi te jete, transparent. Zonja McCormack
u shpreh se gjatë karrierës së saj në ODIHR nuk ka parë askund të realizohen
zgjedhje perfekte.
“Zgjedhje perfekte ende nuk kam parë se
zgjedhjet i bëjnë njerëzit dhe sa kohë ka elementë njerëzorë në këtë proces, ka
tendenca gabimi. Gjëja më e rëndësishme është që procesi të jetë i hapur dhe
transparent. Dhe fakti që duhen ruajtur standartet ndërkombëtare në këtë
proces. Sigurisht ka dhe aspekte të tjera në këtë proces, fakti që janë ftuar
vëzhgues ndërkombëtarë është një fillim shumë i mirë. Kam qenë e përfshirë në
zgjedhje dhe në SHBA e vende të tjera dhe niveli i transparencës nuk është se
ka qenë shumë i mirë”.

No comments:
Post a Comment