Wednesday, May 15, 2013
Albin Kurtit i jepet viza amerikane
Pas shumë refuzimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka marrë vizën amerikane.
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e Albin Kurtit do të qëndrojnë për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga data 24 maj.
Qëllimet e kësaj vizite janë takimet me përfaqësues dhe organizata të shtetit amerikan, njoftimi i publikut mbi situatën aktuale ekonomiko-politike në Kosovë si dhe takimet me komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA.
Kjo vizitë do të përfshijë qytetet e Washington DC, New York, Boston, Detroit, Chicago dhe Dallas.
Albin Kurti është i ftuar në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës për t'i mbajtur disa ligjërata në disa organizata në SHBA, dhe po ashtu në këtë cilësi do të zhvillojë edhe takime me kongresmenë e përfaqësues të tjerë të shtetit amerikan. (INA)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment