Monday, May 12, 2014

Zëdhënësja e Berishës: Kur isha shtatzanë, sa herë fliste Doktori më lëvizte djali në bark

​Të shtunën mbrëma emisioni “Oktapod”, drejtuar nga Turjan Hyskaj në “Vizion Plus” trajtoi temën e Zëdhënëseve për Shtyp në institucione. 
Të ftuar në studio ishin: Juela Meçani, ish-zëdhënëse në Kryeministri, Silvi Bardhi, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Drilona Hoxha, zëdhënëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Elona Demollari, zëdhënëse e Avokatit të Popullit.
Gjatë bisedës, të katra vajzat po tregonin eksperiencën e tyre në punë dhe kalimin nga gazetaria në angazhimin e tanishëm si specialiste në zyrat e shtypit. Ajo që kishte më shumë për të thënë ishte Silvi Bardhi, zëdhënëse e Partisë Demokratike (në foto duke qarë gjatë “dorëheqjes” së Berishës).
Ndërsa moderatori Hyskaj e pyeti atë për kohën që shpenzon për përgatitjen përpara se të dali në një deklaratë për median, ajo thotë se “periudhën më të shpeshtë të daljeve të mia e kam patur gjatë kohës që kam qenë shtatzënë”.
Zëdhënësja e Berishës: Kur isha shtatzanë, sa herë fliste Doktori më lëvizte djali në barkSilvi nuk e lë me kaq: “Kam qenë në një nga takimet e mëdha, konventat e mëdha dhe zëri i tij (Berishës) kumbonte aq shumë dhe ndjeja që djali më lëvizte pa fund. I thoja bashkëshortit tim që e kisha në krah: po lëviz djali shumë, po e dëgjon Doktorin…”/ekspres

No comments:

Post a Comment