Pas një shpërthimi dhe një zjarri në një minierë qymyri në Turqinë perëndimore, disa minatorë janë raportuar të vdekur, ndërkohë më shumë se 300 punëtorë të tjerë besohet të jenë të bllokuar nën tokë në minierën në Soma, në krahinën Manisa. Ata janë bllokuar rreth 4 km larg daljes së minierës. Operacionet e kërkim shpëtimit tashmë kanë filluar për nxjerrjen e minatorëve ndërkohë raportohet se në momentin e shpërthimit nëntokë ndodheshin 580 punëtorë. Presidenti turk Abdullah Gul ka urdhëruar guvernatorin rajonal të shfrytëzojë të gjitha burimet për të shpëtuar minatorët. Nga mediat lokale bëhet me dije se janë nxjerrë 20 persona 4 prej të cilëve kanë vdekur në spital nga asfiksia dhe djegiet. Gjithsesi, shifrat janë të gjitha provizore.
No comments:
Post a Comment