Komisioni i Ligjeve, i mbledhur pasditen e sotme ka rrëzuar kandidaturën e propozuar nga Presidenti Bujar Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë, Alaudin Malaj.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho ka kërkuar nisjen e proceduarve për shkarkimin e kreut të shtetit Bujar Nishani, pasi sipas tij ka shkelur ligjin duke mos zbatuar kriteret për dekretin për anëtarin e Gjykatës së Lartë.
“Të nisin procedurat për shkarkimin e Nishanit, ka shkelur hapur ligjin për dekretin për anëtarin e Gjykatës së Lartë. Presidenti nuk i njeh këto kritere, ne nuk ja mësojmë dot ndaj duhet shkarkuar”, tha Braho./shqip
No comments:
Post a Comment